GEG.FM
Po lidhet…

Me mbajtjen e “Gala Mbrëmjes”, është përmbyllur edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, ku u shpërblyen më të mirët në të gjitha shtyllat e këtij festivali. Manifestimi u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Fjalën e kryetarit Hyseni, i cili nuk mund të ishte prezent për arsye objektive, e përcolli ushtruesi i detyrës së drejtorit të DKRS-së, Kushtrim Zeqiri.
Në mesazhin e tij, kryetari Hyseni theksoi se “Flaka e Janarit” është një simbol i historisë dhe identitetit kombëtar, duke rikujtuar sakrificat e figurave të mëdha kombëtare si Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe komandantin legjendar Adem Jashari. Ai nënvizoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, dhe se manifestimi ndihmon në ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e identitetit kombëtar, sidomos tek brezat e rinj.
Gjatë Gala Mbrëmjes u ndanë çmime në të gjitha shtyllat e manifestimit:
Në Peneli i Flakës, juria në përbërje Ahmet Ibrahimi, Miradije Shahiqi dhe Ragip Ramadani shpalli fituesit:
Arianit Lakna – piktura më e mirë
Selam Kastrati – skulptura më e mirë
Isa Alimusaj – çmimi blerës i Galerisë për pikturën “Profile Dardane”
Në Talia e Flakës (art dramatik), juria profesionale Ali Demi, Tringa Hasani dhe Ilir Bokshi shpalli:
Bujar Ahmeti – aktori më i mirë (“Gërrdia”, Teatri Kombëtar i Kosovës)
Edona Reshitaj – aktorja më e mirë (“Sytë e Ujkut”, Integra)
Agon Miftari – regjia më e mirë (“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana” Ferizaj)
Jeton Neziraj – teksti më i mirë (“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”)
Shfaqja më e mirë: “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana” Ferizaj
Memli Kelmendi – çmimi për koreografi, skenografi, kostumografi, dizajn dritash dhe kompozim muzikor
Në shtyllën e gjëzave, juria Zijadin Hasani, Nexhat Hajrullahu dhe Enver Hajrullahu shpalli fituesit:
Fjalëkryqi: Skender Tullumi (1-rë, 50.8 pikë), Xhelal Abrashi (2-të, 49.8 pikë), Mensur Mamuti dhe Muhamet Halili (3-të, 46.8 pikë)
Anagrami: Mensur Mamuti (1-rë, 28 pikë), Rexhep Hasani (2-të, 26 pikë), Ekrem Krasniqi (3-të, 25 pikë)
Në artin letrar, juria Afrim Demiri, Alketa Spahiu dhe Arsim Halili shpalli fituese të “Pena e Flakës 2026” poeten Blinerë Hajdari për poezinë “Përtej lëkure”.
Festivali “Yjet e Flakës” nuk kishte karakter garues, por OJQ “Lyra” ndau mirënjohje për:
Kira Demolli – pjesëmarrësja më e re
Aron Musliu – solisti me më së shumti paraqitje
Alika Ajeti – solistja më e kompletuar
Edhe festivali “Fest Flaka” nuk kishte karakter garues; AKV “Gjilani” ndau mirënjohje për:
Ahmet Isufi dhe post mortem për Demir Krasniqi, Hamit Aliu dhe Nehat Ferati
Mirënjohje u ndanë gjithashtu për pjesëmarrësit e aktivitetit “Këngët e Jusufit”: Ylberina Avdyli, Hekuran Bllaca, Mentor Latifi, Blend Arifi dhe Safete Mustafa Baftiu, si dhe për organizatorët e të gjitha shtyllave të manifestimit.
Kjo shënoi mbylljen zyrtare të edicionit të 35-të të “Flaka e Janarit 2026”, një manifestim që ruan trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës.
Redaksia Geg FM Radio2 shkurt 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]