Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga kultura në vend dhe botë – film, muzikë, teatër, letërsi, art dhe ngjarje kulturore.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Fansat e muzikës soul dhe R&B kanë një arsye më shumë për të festuar këtë verë! Ylli ndërkombëtar Joss Stone do të performojë për herë të parë në Maqedoni, më 21 korrik 2026, në ARM Stadium në Shkup. Ky koncert do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit “Skopje Calling 2026”, i njohur […]

Grupi legjendar kosovar, Marigona, do të mbajë koncertin e tyre të shumëpritur “Përjetë” më 18 korrik 2026, në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky event përfaqëson një projekt të strukturuar artistik, i fokusuar në performancën live të repertorit të tyre dhe në prezantimin e materialit muzikor në një format unik koncertal. Pas një […]

Trajneri portugez, Jose Mourinho, mund të kthehet në Real Madrid si pasues i mundshëm afatgjatë i Xabi Alonsos. Sipas gazetarit të COPE, Alfredo Relano, presidenti i klubit, Florentino Perez, po shqyrton këtë mundësi, ndërsa ka kritikuar emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner pas largimit të Alonsos. “Florentino nuk është më njeriu që ishte dikur; kohët […]

Mbrëmja e 23 janarit pritet të mos jetë thjesht një koncert, por një udhëtim muzikor që hap simbolikisht vitin 2026 për Filharmoninë e Kosovës. Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, prej orës 19:30, orkestra do të ngjitet në skenë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, duke sjellë një program që […]

Biletat për edicionin e 70-të të Eurovision-it, që do të mbahet në Vjenë, janë shitur në kohë rekord, njoftuan organizatorët të martën. Pothuajse të gjitha 90,000 biletat u shuan brenda pak minutash: biletat për finalen e madhe u shitën në vetëm 14 minuta, ndërsa për të gjitha ngjarjet e tjera brenda një jave, biletat u […]

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur për përdoruesit platformën online të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, një nga tre projektet më të rëndësishme në albanologji, bashkë me “Historinë e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë Shqiptare”. Platforma është e aksesueshme në adresën fjalori.online dhe ofron qasje të lirë në përmbajtjen e saj. Sipas Vendimit nr. 1, […]

Teatri Kombëtar i Kosovës e nis vitin 2026 me një premierë të fuqishme artistike. Më 19 janar 2026, me fillim nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen “Gërrdia”, një dramë bashkëkohore që vjen si fituese e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2023. “Gërrdia” mban autorësinë dhe regjinë e Astrit […]

Mes viteve ’80, muzika ishte një shpërthim energjie dhe kreativiteti. Kur rock-u mbante stadiumet me këngë ikonike, synth-et formësuan të ardhmen dhe yjet e pop-it u bënë legjenda globale. MTV lulëzonte, refrenet ishin të mëdha dhe këto këngë nuk ishin thjesht hite – ato ishin momente kulturore. Në 2026, disa prej tyre mbushin 40 vjet, […]

Një natë e mbushur me shkëlqim dhe emocione, ku flladi i artit kinematografik dhe televiziv përplaset me debatet e publikut – kjo ishte Golden Globe 2026. Filmi “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson shkëlqeu, duke rrëmbyer katër çmime, përfshirë filmin më të mirë komedi/muzikal, regjinë dhe skenarin më të mirë. Por kategorizimi i […]

Me 11 janar, në Gjilan, fillon manifestimi tradicional mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, i cili këtë vit rikthehet me një program të pasur kulturore, artistike, letrare dhe përkujtimore. Ky festival, që shtrihet deri më 31 janar, kthehet në një qendër të kulturës shqiptare, duke mbledhur mijëra artistë dhe artdashës nga të gjitha trevat shqiptare. Historia e […]

Para se të bëhej pjesë e koleksioneve tona muzikore, CD-ja nisi si një eksperiment i teknologjisë së re. Në vitet e fundit të viteve ’70, Sony dhe Philips, dy gjigantët që krijuan formatin e CD-së, nisën të testonin kapacitetet e saj për ruajtjen e zërit dixhital. Për këtë, ata zgjodhën regjistrime klasike, dhe një nga […]

Filmi i ri i sagës “Avatar: Fire and Ash” ka kapur shifrën e 1 miliard dollarëve në arkën globale brenda vetëm 18 ditëve nga dalja në kinema. Nga kjo shumë, 306 milionë dollarë vijnë nga tregu i SHBA-së dhe 777.1 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare. Filmi i tretë i serisë ka arritur këtë prag pak […]

Bruno Mars ka shpërthyer në rrjetet sociale më 5 janar me një lajm që fansat e kanë pritur me padurim: “My album is done” – albumi im është gati. Ky është projekti i tij i parë solo që nga 24K Magic i vitit 2016, i cili jo vetëm solli hite si “That’s What I Like” […]

Harry Styles rikthehet në qendër të vëmendjes me një publikim të papritur që duket si një dhuratë misterioze për fansat. Më 27 dhjetor, ai publikoi në YouTube një video tetë minutëshe të titulluar Forever, Forever, që përzien momentet më delikate me piano nga performanca e fundit e turneut Love On Tour në Reggio Emilia, Itali, […]

Beyoncé është shpallur zyrtarisht miliardere nga revista Forbes, duke u bërë muzikantja e pestë në botë që i bashkohet këtij klubi elitar. Pasuria e saj vjen nga vite suksesi në muzikë, turne rekord dhe projekte fitimprurëse në film dhe reklama. Turneu botëror Renaissance 2023 dhe albumi i vitit 2024, Cowboy Carter, i dhanë mundësinë të […]

Stand Up Fest 4 rikthehet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, sonte më 26 dhjetor dhe vazhdon më 27 dhjetor, nga ora 19:00 deri në 21:00. Ky festival sjell në skenë artin e stand up-it përmes performancave të fokusuar, duke ofruar një eksperiencë të pasur humoristike dhe interpretative. Organizuar nga Organizata “Varg e Vi”, festivali […]

Sonte, nga ora 20:00, Teatri i Qytetit në Gjilan do të presë premierën e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, me regji nga Ibër Deari. Ky film dramë/komedi tregon historinë e një fshati ku koha duket se ecën ndryshe dhe shumë dyer mbeten të mbyllura për shkak të largimit të banorëve. Emigracioni është i pranishëm në […]

Më 24 dhjetor 2025, qyteti i Prishtinës do të ndezet me magjinë e jazz-it dhe swing-ut në koncertin gala “SINATA – Frank Sinatra Gala Concert”, që do të mbahet në Kino Armata. Publiku do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, ku artistë dhe muzikantë vendorë e ndërkombëtarë do të sjellin në skenë shpirtin e legjendës […]

Sonte, më 22 dhjetor, dhe nesër, më 23 dhjetor, Teatri i Gjilanit hap dyert për edicionin e sivjetëm të Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme, një ngjarje që sjell në skenë energjinë, kreativitetin dhe pasionin e të rinjve për artin e teatrit. Nxënës nga shkolla të ndryshme të mesme do të prezantojnë shfaqje që […]

Nata finale e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH solli emocione të forta dhe një fitues të padiskutueshëm. Këngëtari shkodran Alis shkëlqeu në skenë me këngën “Nân”, duke rrëmbyer vlerësimin maksimal të jurisë dhe mbështetjen e fuqishme të publikut, për të dalë fitues i këtij edicioni. Me këtë triumf, Alis siguron të drejtën për […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!