GEG.FM
Po lidhet…

Stand Up Fest 4 rikthehet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, sonte më 26 dhjetor dhe vazhdon më 27 dhjetor, nga ora 19:00 deri në 21:00.
Ky festival sjell në skenë artin e stand up-it përmes performancave të fokusuar, duke ofruar një eksperiencë të pasur humoristike dhe interpretative.
Organizuar nga Organizata “Varg e Vi”, festivali është një platformë ku komedianët më të spikatur ndajnë tregime, situata dhe ironinë e përditshmërisë me një qasje të sofistikuar dhe të menduar në detaje.
Programi i Stand Up Fest 4:
Nata e parë (26 dhjetor): Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Euron Fetahu, Flakrim Fejzullahu, Hasim Memishi Sopi, Mentor Shuki, Valina Muqollo.
Nata e dytë (27 dhjetor): Alketa Syla, Avni Shkodra, Esat Shabani, Kushtrim Qerimi, Leon Bixhaku, Lulzim Buca, Met Sadria, Nina Sopi.
Biletat janë në dispozicion në rave-travel.com. Sigurohuni të rezervoni vendin tuaj për dy netët më të veçanta të humorit këtë fundvit.
Redaksia Geg FM Radio26 dhjetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]