GEG.FM
Po lidhet…

Numri i ri i revistës “Gjeni” sjell për lexuesit një botim të ri me përmbajtje të pasur enigmatike dhe kulturore, duke vazhduar traditën e saj të gjatë në kultivimin e mendimit logjik, gjuhësor dhe krijues.
Në 52 faqe të përgatitura me përkushtim, lexuesi në botimin e ri do të gjejë një larmi sfidash: fjalëkryqe klasike e skandinave, anagrame, rebuse, gjëegjëza, sudoku dhe enigma të tjera, që mprehin arsyetimin dhe ushqejnë kureshtjen intelektuale.
Përveç pjesës argëtuese, revista sjell edhe materiale studimore dhe historike nga fusha e enigmatikës shqiptare, duke e paraqitur atë jo vetëm si lojë mendore, por edhe si një pjesë të rëndësishme të kulturës gjuhësore të vendit tonë.
Në këtë botim vijon edhe Antologjia e enigmave shqipe, si dhe rubrika tematike “Ç’është enigmatika”, që e shfaq enigmatikën si art të mendimit – një ushtrim të vazhdueshëm për trurin dhe një pasurim të përhershëm të gjuhës.
Revista “Gjeni” mbetet një ftesë për lexim cilësor, përqendrim dhe argëtim të mençur, duke u bërë pjesë e pandashme e koleksioneve të të apasionuarve pas nigmave.
Pak histori për “Gjeni”: Revista u themelua në vitin 2001 dhe që atëherë ka botuar 5 numra me nga 52 faqe secili, duke ofruar një përzgjedhje të larmishme enigmesh, nga fjalëkryqe klasike e skandinave deri tek anagramet dhe rebuset, si dhe artikuj mbi historinë e enigmave.
Redaksia Geg FM Radio6 shkurt 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]