GEG.FM
Po lidhet…

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e shfaqjes teatrale “KABARE 1999”, me regji të Zana Hoxhës, një produksion që rikthen në skenë një nga periudhat më të ndjeshme të historisë sonë të afërt – vitet e para pas luftës në Kosovë.
Duke u nisur nga fryma e kabareve klasike, shfaqja zhvendos narrativën nga Berlini i Joe Masteroff-it në Prishtinën e vitit 1999, një qytet që përpiqet të rindërtojë veten mes shpresës, absurditetit, ëndrrave dhe zhgënjimeve. Në qendër qëndron kabareja si metaforë e një shoqërie në tranzicion, ku humori përplaset me dhimbjen, muzika me heshtjen dhe e kaluara dialogon vazhdimisht me të tashmen.
“KABARE 1999” e kthen kujtesën kolektive në teatër, duke e shndërruar skenën në një hapësirë rrëfimi dhe reflektimi. Nën regjinë e Zana Hoxhës, shfaqja ndërton një univers artistik ku dritat e skenës zbulojnë realitete të brishta, por edhe forcën e mbijetesës dhe rezistencës shpirtërore.
Interesimi i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm që në ditët e para të shitjes së biletave. Shfaqja e datës 5 shkurt është tashmë SOLD OUT, ndërsa për 6 dhe 7 shkurt kanë mbetur vetëm pak bileta, duke e konfirmuar pritjen e madhe për këtë premierë.
“KABARE 1999” nuk është vetëm një shfaqje teatrore, por një rikthim te thelbi i teatrit si vend i kujtesës, i ballafaqimit dhe i rezistencës artistike. Projekti realizohet si bashkëprodhim mes Teatrit të Gjilanit dhe organizatës Artpolis, duke sjellë një vepër që flet fuqishëm për të kaluarën, por që rezonon fort edhe me të tashmen.
Redaksia Geg FM Radio2 shkurt 2026

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]