GEG.FM
Po lidhet…

Dje, në përvjetorin e 90-të të lindjes së Ismail Kadaresë, një nga figurat më të mëdha të letërsisë shqiptare u përjetësua në bronz, përmes një statuje të vendosur në një hapësirë simbolike: kafenenë pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku shkrimtari konsumonte çdo ditë kafenë e mëngjesit.
Kjo kafene, e njohur si “Juvenilja”, e rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësia e parkut, kishte qenë për vite me radhë vendi i preferuar i Kadaresë, ku ai jo vetëm shijonte kafenë, por edhe takonte miq, kolegë dhe admirues të shumtë. Pikërisht aty, dje, familjarë, miq dhe dashamirë të veprës së tij u mblodhën për të nderuar kujtimin e shkrimtarit në ditën kur ai do të mbushte 90 vjeç.
Kafja e fundit e Ismail Kadaresë në këtë vend ishte konsumuar më 24 qershor 2024, vetëm një javë para ndarjes së tij nga jeta, më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Përurimi i statujës në këtë hapësirë u pa si një gjest domethënës, që lidh jetën e përditshme të shkrimtarit me kujtesën kolektive.
Skulptura, e derdhuar në bronz, është realizuar nga skulptori Henri Nimani, ndërsa ideja për ngritjen e saj ka qenë e aktorit të mirënjohur Timo Flloko, me mbështetjen dhe bekimin e miqve të familjes Kadare. Vepra artistike e paraqet shkrimtarin në një moment intim dhe njerëzor, ashtu siç e njihnin ata që e takonin çdo ditë.
Në këtë përvjetor simbolik, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit, u ul në të njëjtën tavolinë ku ai ulej përherë, duke përjetuar një moment të ngarkuar emocionalisht, që u interpretua si një “kafe e fundit” me Kadarenë.
Ismail Kadare mbetet kolosi i letërsisë shqipe, shkrimtari që e çoi gjuhën dhe kulturën shqiptare në skenën botërore. Me një trashëgimi të pasur letrare, dhjetëra romane, ese dhe poezi, ai eksploroi mitet, historinë dhe identitetin shqiptar, duke zbërthyer me mjeshtëri mekanizmat e totalitarizmit dhe të së keqes universale. Vepra e tij vazhdon të jetojë dhe të flasë përtej kohës, duke e bërë Kadarenë të pavdekshëm në kulturën shqiptare dhe më gjerë.
Redaksia Geg FM Radio29 janar 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]