Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për mandatin e dytë, Alban Hyseni, ka prezantuar arritjet e qeverisjes lokale në sektorin e shëndetësisë, një nga prioritetet kryesore gjatë mandatit të parë. Sipas tij, janë realizuar mbi 2 milionë euro investime kapitale, duke përfshirë ndërtimin e ambulancës së re në lagjen Arbëri, blerjen e pajisjeve moderne […]

Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, në ditën e 11-të të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është pritur nga organizata rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor”. Në këtë takim e ka shoqëruar edhe deputetja Liza Gashi, ku së bashku janë mirëpritur nga drejtuesi i organizatës, Dardan […]

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025, që këtë të martë po shënon ditën e 11-të, po kritikohet për mungesë të kreativitetit nga të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësit e kësaj gare, duke e bërë atë një proces të parashikueshëm dhe jo inovativ. Kritika nga Kenan Gashi i “AVONET”: Tubimet Politike Nuk tërheqin Më Kenan Gashi, […]

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (SBASHK) ka marrë një vendim unanim për udhëheqësit e shoqatave sindikale që po garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit 2025, duke kërkuar dorëheqjen e tyre nga pozitat sindikale ose shkarkimin deri në përfundim të procesit zgjedhor. Vendimi i Komisionit Statutor: Interpretimi […]

Baleti Kombëtar i Kosovës përgatitet të mahnisë publikun me premierën e katërt të këtij viti, një krijim dy-pjesësh me titull “Bach Alaturka & Bolero”. Provat për shfaqjen kanë filluar që në ditët e para të tetorit, në një bashkëpunim të veçantë me koreografin ndërkombëtar Mehmet Balkan. Balerinët e BKK-së punojnë intensivisht, duke u udhëhequr nga […]

Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, është shpallur fitues i Topit të Artë për edicionin 2024/2025, duke u njohur si futbollisti më i mirë në botë. Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt të hënën mbrëma në Paris, ku superylli brazilian Ronaldinho i dorëzoi trofeun francezit. 28-vjeçari Dembele zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr […]

Pas pothuajse 20 vitesh, ikona e muzikës pop, Madonna, rikthehet me entuziazëm te Warner Records dhe njofton një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore: albumin e shumëpritur “Confessions Of A Dance Floor Part 2”, që pritet të dalë në vitin 2026. Këngëtarja ndan emocionet për këtë rikthim në studio, duke theksuar bashkëpunimin e […]

Reperja me famë botërore, Cardi B, po e tregon gjithnjë e më shumë afërsinë e saj me shqiptarët. Pas videos virale ku ajo kërkonte nga një djalë shqiptar të përkthente emrin e saj në mënyrë “pikante”, Cardi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek publiku ynë. Këtë herë, artistja është fotografuar krah një të riu […]

Kosova është renditur në vendin e tretë në botë dhe e para në Evropë për siguri, sipas raportit “Siguria Globale 2025” të organizatës prestigjioze amerikane Gallup. Vendi ka arritur 94 pikë nga gjithsej 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke shënuar një ngritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte vlerësuar me […]

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, ka prezantuar projektin e shumëpritur të transportit publik urban për qytetin e Gjilanit. Ky projekt synon të përmirësojë lëvizjen dhe të lehtësojë trafikun në qytet përmes katër linjave kryesore: Gagica theksoi se realizimi i këtij projekti do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit […]

Me shume emocione dhe talente të jashtëzakonshëm, festivali ndërkombëtar i muzikës “Rising Stars” rikthehet me edicionin e 8-të, duke sjellë Evropën në zemër të Kosovës. Nga 25 deri më 27 shtator, qyteti i Gjilanit do të kthehet në një skenë të gjallë, ku artistë të rinj nga vende të ndryshme të botës prezantojnë muzikën e […]

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke i dhënë një fokus të veçantë zhvillimit të sportit dhe përkrahjes së sportistëve lokalë. Në kuadër të planit të tij, Ismajli ka premtuar mbështetje financiare për sportistët dhe klubet sportive, përfshirë subvencione dhe bursa, […]

Kandidati për mandat të dytë dhe aktualisht kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar rëndësinë e arsimit si prioritet kryesor gjatë katër viteve të fundit dhe vizionin e tij për zhvillimin e arsimit edhe në vitet e ardhshme. Hyseni ka treguar se gjatë katër viteve të fundit janë realizuar mbi 30 projekte kapitale […]

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, organizon sot një takim me studentët në kuadër të angazhimit për përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e komunës. Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili do të bashkëbisedojë me […]

Këngëtarja e njohur Taylor Swift po përgatitet për një rikthim spektakolar në ekranin e madh me videoklipin e albumit të saj të ri, “The Life of a Showgirl”, i cili do të shfaqet në kinematë AMC në SHBA më 3 tetor 2025, ditën e lançimit të albumit, raporton NPR. Ftesa Ekskluzive nga Swift dhe Detajet […]

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, e nisi javën e dytë të fushatës duke shpalosur një plan që e quan “Gjilani i gjelbër dhe i pastër”. Ai premton se çdo ditë nga buxheti i komunës do të ndahen 1.3 milionë euro në vit për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit. Plani i tij […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale, të planifikuara për 12 tetor 2025. Afatet për Dorëzimin e Kërkesave Pas përmbylljes së afatit më 17 shtator 2025 për akreditimin e […]

Një mundësi e re është hapur për konsumatorët në Kosovë: porositë e produkteve nga tregu amerikan tash mbërrijnë brenda një jave. Ky zhvillim u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila e cilësoi si një kapitull të ri në marrëdhëniet tregtare SHBA–Kosovë. Falë shërbimit të kompanisë Paketa, qytetarët kosovarë […]

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesor Enver Petrovci, një figurë legjendare e skenës dhe kinemasë shqiptare. Njoftimi Zyrtar i Teatrit Kombëtar “Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh […]

Gjatë ditëve të fundit, një lajm i gëzueshëm ka ardhur për kinematografinë shqiptare: filmi “Pikë Uji” (Waterdrop) me regji nga Robert Budina dhe me aktoren Gresa Pallaska në rolin kryesor, është përzgjedhur nga prestigjiozja The New York Times si pjesë e listës “Five International Movies to Stream Now”. Ky vlerësim u publikua më 19 shtator […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!