GEG.FM
Po lidhet…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale, të planifikuara për 12 tetor 2025.
Pas përmbylljes së afatit më 17 shtator 2025 për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara, KQZ-ja ka përcaktuar afate të reja:
Deri më 27 shtator 2025: Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave joqeveritare vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja.
Deri më 7 tetor 2025: Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare.
Procesi i aplikimit realizohet në platformën online https://apliko.kqz-ks.org dhe përfshin dy hapa kryesorë:
Hapi i parë: Plotësimi i të dhënave të kërkuara nga përfaqësuesi i autorizuar i organizatës apo institucionit në platformë.
Hapi i dytë: Shqyrtimi i kërkesës nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), e cila merr vendim për miratimin ose refuzimin. Në rast miratimi, përfaqësuesi merr kredencialet përmes emailit për të plotësuar të dhënat e personave të tjerë për akreditim.
Për lehtësimin e procesit, në platformë është ngarkuar një video udhëzuese që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.
KQZ-ja rikujton se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të monitorojnë Zgjedhjet Lokale, si dhe aktivitetet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Kjo masë siguron një proces transparent dhe të rregullt, duke inkurajuar pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm në mbikëqyrjen e zgjedhjeve.
Ky njoftim vjen në një kohë kur KQZ-ja ka funksionalizuar platformën për të lehtësuar aplikimet, duke e bërë procesin më efikas për të gjithë aplikuesit.
Redaksia Geg FM Radio22 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]