Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i ri Albian Hajdari do t’i bashkohet Kombëtares A të Kosovës në grumbullimin e tetorit, për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Hajdari ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke u larguar nga Kombëtarja A e Zvicrës, me të cilën kishte luajtur një ndeshje miqësore. Lajmi ishte paralajmëruar […]

Kandidati për mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, zhvilloi sot një takim me gratë pensioniste të qytetit, një komunitet që përfaqëson përvojën dhe energjinë e brezave që kanë kontribuar shumë për shoqërinë. Gjatë takimit, Hyseni shprehu mirënjohjen e tij dhe të Lëvizjes për rolin e tyre, duke […]

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, kanë prezantuar programin e tyre për mirëqenien sociale, duke theksuar se angazhimi i tyre nuk do të mbetet vetëm në premtime, por do të shoqërohet me veprime konkrete. Sipas Rashitit, prioritet është krijimi i mundësive reale për të gjithë […]

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një tubim të madh me gra dhe vajza nga Gjilani, i cili do të mbahet sot, të hënën, nga ora 18:00 në Shkollën e Re të Muzikës, që ndodhet prapa Gjimnazit të qytetit. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e grave në Vetëvendosje, […]

Në Argjentinë, një burrë i quajtur Sergio Lazarovich vendosi të mos presë pesë vite të tjera për pension – dhe gjeti zgjidhjen më “të thjeshtë”: ndërroi gjininë në dokumente. Jo, jo nga ndonjë krizë identiteti, por nga kriza e lodhjes me punën. Me një firmë dhe një vulë, nga burrë 60 vjeç u bë grua […]

Në Indi, një influencuese ka hapur fushatë donacionesh – jo për bamirësi, jo për të shpëtuar kafshë, as për të ndihmuar të varfrit – por për të blerë iPhone 17 Pro Max. Arsyeja? Babai i saj, që vetëm tre muaj më parë i kishte dhuruar iPhone 16, refuzoi ta blejë edhe modelin e ri. Një […]

Sport Club Gjilani ka vendosur të ndalë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu, pas një periudhe të vështirë ku skuadra nuk arriti rezultatet e pritura. Edhe pse në njoftimin zyrtar klubi e cilëson ndarjen si marrëveshje të dyanshme dhe falënderon Nuhiun për profesionalizmin e treguar, në prapavijë qëndron forma jo e mirë e ekipit në garat […]

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar mbi 20 mijë euro gjoba për disa kandidatë dhe subjekte politike gjatë dy javëve të para të fushatës për zgjedhjet lokale 2025. Shkeljet e konstatuara përfshijnë përdorimin e gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes, si dhe fushata në institucione publike. Sipas të dhënave, iniciativa qytetare “Skenderaj” e […]

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidatin Arton Fetahu, vizituan sot banorët e fshatit Pogragjë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit. Gjatë vizitës, ata u takuan me përfaqësues të shoqatës së fshatit dhe punëtorin e mirëmbajtjes, i cili është angazhuar përmes një marrëveshjeje të përbashkët mes Komunës, […]

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar se do të mbajë një votim online në nëntor për të vendosur nëse transmetuesi publik izraelit, KAN, do të lejohet të marrë pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë. Vendimi vjen pas presionit nga disa transmetues evropianë, përfshirë ata të Spanjës, Holandës, […]

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka ftuar banorët e fshatit Miresh në një takim informues që do të mbahet këtë të premte në shkollën “Nazim Hikmet” nga ora 19:00. Gjatë takimit, Rashiti do të prezantojë programin e tij për zhvillimin e komunës, nën moton “Më mirë për Gjilanin”. Ai ka bërë […]

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka nxjerrë një udhëzim të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të lidhura me ta në të gjitha shkollat parauniversitare. Sipas rregullave të reja, nxënësit duhet t’i dorëzojnë pajisjet në kutitë përkatëse në klasë gjatë gjithë orarit mësimor, ndërsa mësuesit nuk mund t’i përdorin gjatë orëve, përveç […]

Kërkoni një lagje që të japë atë ndjesinë e veçantë të komunitetit lokal gjatë pushimeve? Time Out ka publikuar listën e saj vjetore të lagjeve më “cool” në botë, duke përfshirë destinacione të njohura dhe më pak të përfolura që vendasit i duan. Në krye të renditjes për vitin 2025 është Jimbōchō në Tokio, një […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka bërë thirrje urgjente për ndërprerjen e përdorimit të ujit të pijshëm për aktivitete që nuk janë të nevojshme. Inspektimet e fundit në Viti, Kamenicë dhe zonat përreth kanë zbuluar raste ku qytetarët kanë përdorur ujin për larje rrugësh, automjetesh dhe ujitje sipërfaqesh, pavarësisht kërkesave të larta për furnizim. “Hidromorava” […]

Banorët e Livoqit të Epërm pritën me entuziazëm ekipin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u prezantua plani qeverisës për katër vitet e ardhshme.Në takim morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kandidati për Asamblenë Komunale, Bekim Salihu, si dhe kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të dytë në Gjilan, Alban Hyseni. Atmosfera ishte e ngrohtë […]

Një studim i ri tregon se aplikimi i rregullt i pikave për sy mund të përmirësojë shikimin afër dhe të zvogëlojë varësinë nga syzet për vite me radhë. Për miliona të rritur, syzet e leximit janë pjesë e përditshmërisë – nga leximi i recetave te zhytja në një roman tërheqës. Por një trajtim i ri […]

Në skenën e gjallë të Prishtinës, ku netët urbane gërshetojnë energjinë e rinisë me tingujt e botës, Rave x PMC in një emër që mbart mbi supe jo vetëm reputacionin e një DJ-eje, por shpirtin e një rrëfimtareje muzikore: Paquita Gordon. Për herë të parë, më 8 nëntor, ajo do të prekë qytetin me setet […]

Të premten, prej orës 20:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet edicioni i 36-të i Festivalit të Zambakut, një ngjarje e dashur që feston trashëgiminë muzikore dhe kulturore të qytetit, shkruan KultPlus. Lista e Këngëtarëve dhe Këngëve Pjesëmarrëse Tashmë është publikuar lista e plotë e pjesëmarrësve, me 15 këngëtarë dhe […]

Superliga e futbollit të Kosovës do të rikthehet sot, e enjte, 25 shtator 2025, me ndeshjet e xhiros së gjashtë, duke sjellë emocione të mëdha për tifozët. Super-Derbi Ballkani-Drita në Suharekë Super-derbi i kësaj xhiroje do të jetë përballja mes Ballkanit dhe Dritës, e cila do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Therandasit, […]

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Kamenicës, njëherësh kryetar aktual, Kadri Rahimaj, ka deklaruar se komuna që udhëheq nuk ka stacion autobusësh, si pasojë e privatizimit të stacionit të dikurshëm. Privatizimi dhe Mungesa e Stacionit në Kamenicë “Në Kamenicë nuk ka stacion të autobusëve. Ai që ka qenë është privatizuar më herët dhe […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!