GEG.FM
Po lidhet…

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka ftuar banorët e fshatit Miresh në një takim informues që do të mbahet këtë të premte në shkollën “Nazim Hikmet” nga ora 19:00.
Gjatë takimit, Rashiti do të prezantojë programin e tij për zhvillimin e komunës, nën moton “Më mirë për Gjilanin”. Ai ka bërë thirrje që banorët të marrin pjesë dhe të njihen me planet e tij për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe jetës së përditshme në komunë.
Takimi është pjesë e fushatës së Rashitit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku ai synon të sigurojë një mandat për të udhëhequr Gjilanin drejt një komunë më të mirë dhe më të zhvilluar.
Redaksia Geg FM Radio26 shtator 2025