GEG.FM
Po lidhet…

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, kanë prezantuar programin e tyre për mirëqenien sociale, duke theksuar se angazhimi i tyre nuk do të mbetet vetëm në premtime, por do të shoqërohet me veprime konkrete.
Sipas Rashitit, prioritet është krijimi i mundësive reale për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë tek kategoritë në nevojë, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Programi i PDK-së parashikon masa që synojnë të mbulojnë nevoja të ndryshme, nga subvencionet financiare te mbështetja institucionale, duke garantuar qasje të drejtpërdrejtë në shërbime sociale dhe edukative.
Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’.
Subvencionimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) – 100 euro çdo muaj.
Mbështetje financiare për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) – 200 euro çdo muaj.
Krijimi i fondit emergjent për nevojat e papritura të rasteve nën menaxhim nga QPS.
Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve etj., për fëmijët e familjeve përfituese të asistencës.
Subvencionimi i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese.
Rritja e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfitues të asistencës sociale.
Subvencionimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
Qasja në informacion për personat e shurdhër.
Forcimi i bashkëpunimit qendër për punë sociale – prind – kujdestar – shkollë.
Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin dhe përdoruesit e substancave psiko-aktive.
Vëmendje dhe ndihmë institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje dhe kategorive të tjera në gjendje të nevojës sociale.
Ndërtimi i shkollës burimore regjionale.
Redaksia Geg FM Radio29 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]