Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.

Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, me kandidatin e saj për kryetar të komunës, Riad Rashiti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Tubimin Qendror që do të mbahet këtë të shtunë, më 4 tetor, nga ora 17:00, në sheshin “Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha”. Në këtë ngjarje pritet të prezantohet programi i plotë i […]

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Alban Hyseni, ka theksuar se katër vitet e qeverisjes së tij kanë dëshmuar menaxhim të përgjegjshëm dhe transparent financiar. Sipas tij, komuna ka arritur të shlyejë mbi 17 milionë euro borxhe të trashëguara, duke e rikthyer buxhetin komunal në stabilitet […]

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planin e tij të detajuar për një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit – Dardaninë. Ismajli ka theksuar se kjo lagje do të jetë pjesë e prioriteteve të tij kryesore nëse merr besimin e qytetarëve më 12 […]

RC Cola është shumë më tepër se një pije e gazuar – është një histori suksesi që tashmë po shkruhet edhe në Kosovë. Me krenari, Royal Beverage LLC – Gjilan sjell për konsumatorët kosovarë një brend global, të njohur dhe të dashur në mbarë botën, duke e prodhuar dhe mbushur direkt këtu, në zemër të […]

Këngëtarja dhe ikona e muzikës pop, Lady Gaga, ka bërë një premtim të fuqishëm për fansat e saj: ajo nuk do të ndalet së performuari, madje edhe kur të mbushë të 60-at. Gaga, 39 vjeç, ndodhej në skenën e legjendarit The O2 në Londër gjatë një ndalese të turneut të saj të fundit, The Chromatica […]

Spotify ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar ka hequr mbi 75 milionë këngë “spam” nga platforma e saj, duke synuar të mbrojë artistët dhe dëgjuesit nga përmbajtja e rreme. Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë të kompanisë për të luftuar keqpërdorimin e inteligjencës artificiale në muzikë. Spotify ka prezantuar rregulla […]

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë prindërit/kujdestarët ligjorë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova përfundon më datën 3 tetor 2025, në orën 23:59. Në njoftim thuhet se për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky […]

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Riad Rashiti, ka prezantuar planin e tij ambicioz për përmirësimin e shëndetësisë primare, duke synuar të adresojë sfidat kryesore që sot ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Sipas Rashitit, aktualisht shëndetësia në komunë përballet me mungesë të theksuar të mjekëve, pajisje laboratorike jashtë […]

Sonte nis një aventurë e re për futbollin kosovar, me Dritën që hedh hapin e parë në UEFA Conference League. Skuadra nga Superliga e Kosovës do të përballet me Kuopion Palloseura-n finlandeze në një ndeshje që pritet të jetë sfiduese, por plot emocion. Takimi zhvillohet në stadiumin “Tammelan” në Finlandë, me start nga ora 18:45, […]

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar sot programin e tij arsimor për qytetin, duke premtuar ndërtimin e tre shkollave të reja gjatë mandatit të cilin synon ta fitojë në zgjedhjet e 12 tetorit. Sipas Ismajlit, dy nga këto shkolla do të ndërtohen në zonën urbane […]

Një aktore e krijuar nga inteligjenca artificiale e emrin Tilly Norwood, ka shkaktuar debate në industrinë e filmit. Krijuesja e saj, aktorja dhe komediania holandeze Eline Van der Velden, ka thënë se po negocion me agjenci talentesh për përfaqësimin e Norwood. Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA ka kritikuar projektin, duke deklaruar se Norwood nuk ka përvojë […]

Sot, më 2 tetor 2025, legjenda e rock-ut, Sting (Gordon Matthew Sumner), feston ditëlindjen e tij të 74-të, një moment për të reflektuar mbi një karrierë të jashtëzakonshme që e ka shndërruar nga një mësues në Newcastle në një ikonë globale të muzikës. Ky ditëlindje shënon jo vetëm një moshë të re, por edhe një […]

Drejtori sportiv i Milan-it, Igli Tare, ka ndarë një pjesë intime të historisë së tij personale në një intervistë ekskluzive për “Top Story” me Grida Duma, duke rrëfyer periudhën e vështirë të emigracionit në fillim të viteve ’90 dhe si kjo e formësoi karrierën e tij triumfuese në botën e futbollit italian. Periudha e Sakrificave: […]

Kino Armata hap dyert për një udhëtim në kohë me programin retrospektiv “Netët e Filmit Shqiptar”, duke sjellë për publikun kosovar një prej kryeveprave të regjisorit të shquar Saimir Kumbaro – “Koncert në vitin 1936”. Shfaqja do të mbahet më 8 tetor, në orën 20:00, në versionin e restauruar të filmit, të kompletuar me titra […]

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, zhvilluan një takim me qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e plot energji pozitive. Mes kandidatëve ishte edhe Drenushë Maloku Bejtullahu, e cila ka shërbyer si anëtare e Kuvendit […]

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan fton të rinjtë e qytetit për të marrë pjesë në një ndejë të veçantë, e cila do të mbahet sot, të enjtën, nga ora 18:00, në Lokalin Bagolina në Gjilan. Ky takim është konceptuar si një hapësirë e veçantë me energji pozitive dhe muzikë, ku të rinjtë mund të lidhen me […]

Sot, më 2 tetor 2025, sahati i njohur i Gjirokastrës, një nga simbolet më ikonike të kalasë dhe qytetit të gurtë, është rikthyer në funksion falë angazhimit të palodhur të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Ky restaurim shënon një moment të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit, duke i dhënë një pamje […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po zhvillohet sot në Kopenhagë, Danimarkë. Ky samit është një forum i rëndësishëm që bashkon liderë nga e gjithë Europa për të diskutuar çështjet kyçe të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit politik në kontinent. Para fillimit të takimeve […]

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e kulturës në qytet, duke paralajmëruar investime në vlerë prej 3.5 milionë eurosh. Rashiti tha se vizioni i tij është që Gjilani të kthehet në një qendër kulturore moderne, duke u ofruar artistëve, […]

Kanë mbetur edhe 10 ditë deri më 12 tetor, kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale, ndërsa fushatat e kandidatëve për kryetar komune po zhvillohen me intensitet përmes tubimeve, takimeve me qytetarë dhe vizitave në biznese. Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat të dytë, Alban Hyseni, […]
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin