GEG.FM
Po lidhet…

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planin e tij të detajuar për një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit – Dardaninë.
Ismajli ka theksuar se kjo lagje do të jetë pjesë e prioriteteve të tij kryesore nëse merr besimin e qytetarëve më 12 tetor, duke garantuar investime të drejtpërdrejta në infrastrukturën publike dhe mirëqenien e banorëve.
Premtimet kryesore të Arbër Ismajlit për lagjen Dardania përfshijnë:
Investime në infrastrukturë rrugore dhe energjetike, për një qarkullim më të sigurt dhe furnizim të qëndrueshëm me energji.
Vazhdimin e projektit për ndërtimin e trotuareve dhe instalimeve nëntokësore, duke ofruar një zgjidhje moderne dhe afatgjatë për rrjetin e qytetit.
Krijimin e “Parkingut të Shpejtë”, i cili do të shërbejë për ndalime të përkohshme para shkollës “Selami Hallaci”, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurisë së nxënësve.
Mirëmbajtjen e përhershme të parkut të lagjes, ku përfshihet edhe instalimi i sistemit të ujitjes për gjelbërim, duke e bërë hapësirën publike më funksionale dhe tërheqëse për banorët.
Sipas Ismajlit, këto investime nuk janë vetëm premtime zgjedhore, por pjesë e një plani të qëndrueshëm që synon ta bëjë Dardaninë një model të zhvillimit urban dhe të kujdesit për komunitetin.
Redaksia Geg FM Radio3 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]