GEG.FM
Po lidhet…

Kino Armata hap dyert për një udhëtim në kohë me programin retrospektiv “Netët e Filmit Shqiptar”, duke sjellë për publikun kosovar një prej kryeveprave të regjisorit të shquar Saimir Kumbaro – “Koncert në vitin 1936”. Shfaqja do të mbahet më 8 tetor, në orën 20:00, në versionin e restauruar të filmit, të kompletuar me titra në gjuhën angleze.
Filmi tregon rrugëtimin e dy artisteve të reja, një këngëtare dhe një pianiste, që largohen nga Tirana për të dhuruar muzikë në qytetet e provincës. Aventura e tyre përballet me mikpritjen e ngrohtë të banorëve lokalë, por edhe me sfida nga autoritetet, të cilat përpiqen të kufizojnë artin me logjikën burokratike dhe konservatore. Kulmi arrin në Lushnjë, ku përpjekjet për të ndaluar koncertin ngrenë tensionin dhe sfidojnë shpirtin artistik të heroinave.
Saimir Kumbaro, një nga kolonat e kinemasë shqiptare, arriti të vendoset si emër ikonë me këtë film të vitit 1978. Me mbi 90 dokumentarë dhe një trashëgimi të pasur kinematografike, Kumbaro ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar.
Cikli “Netët e Filmit Shqiptar” realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, duke rikthyer në ekran prodhime të rëndësishme të viteve ’70–’90 për të gjithë adhuruesit e kinemasë.
Redaksia Geg FM Radio2 tetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]