GEG.FM
Po lidhet…

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesor Enver Petrovci, një figurë legjendare e skenës dhe kinemasë shqiptare.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.
Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.
Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Teatrit Kombëtar i Kosovës.
Enver Petrovci (lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë) ishte një aktor, regjisor dhe shkrimtar shqiptar me një karrierë të bujshme brenda dhe jashtë Kosovës. Ai studioi aktrim në Beograd dhe u bë i njohur për rolet shakespeariane si Hamleti, Makbethi dhe Jul Cezari në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Me mbi 50 filma dhe shfaqje, Petrovci luajti në produksione si “Gomarët e Kufirit” dhe “Dielli i dytë”, duke u bërë një simbol i rezistencës kulturore gjatë periudhës së okupimit serb, ku teatri u shndërrua në një formë rezistence. Si pedagog, ai formoi breza aktorësh dhe ishte një zë kritik në debatet publike.
Ndarja nga jeta e tij shënon një humbje të madhe për artin shqiptar, por trashëgimia e tij do të jetojë përmes veprave të tij të paharrueshme.
Redaksia Geg FM Radio22 shtator 2025

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, i regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi, ka hyrë zyrtarisht në fazën e xhirimeve në Prishtinë, duke shënuar projektin e saj të radhës pas suksesit ndërkombëtar të filmit Vera Andrron Detin. Ky film, që ishte premiera e saj e parë me metrazh të gjatë, u prezantua në garën Orizzonti në kuadër të […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]