GEG.FM
Po lidhet…

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për mandatin e dytë, Alban Hyseni, ka prezantuar arritjet e qeverisjes lokale në sektorin e shëndetësisë, një nga prioritetet kryesore gjatë mandatit të parë.
Sipas tij, janë realizuar mbi 2 milionë euro investime kapitale, duke përfshirë ndërtimin e ambulancës së re në lagjen Arbëri, blerjen e pajisjeve moderne për mamografi, autoambulanca të reja, aparatura të avancuara stomatologjike dhe renovime të shumta të objekteve shëndetësore.
Nëpërmjet punës në terren, stafi shëndetësor ka realizuar mbi 18,000 vizita në shtëpi, duke siguruar kujdes profesional dhe të përkushtuar për secilin qytetar.
Hyseni theksoi se “Pas 12 tetorit, vazhdojmë edhe më fuqishëm – për një shëndetësi më afër qytetarëve dhe më cilësore. BASHKË!”
Redaksia Geg FM Radio24 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]