Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sektori i turizmit në Kosovë ka përmbyllur vitin 2025 me trend pozitiv rritjeje. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit dhjetor 2025 janë regjistruar gjithsej 68 293 vizitorë në hotelet e vendit, që paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Nga ky […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po e shndërron përvjetorin e 18-të të Pavarësisë në një hapësirë kujtese dhe reflektimi, duke sjellë një rrëfim ndryshe për 17 Shkurtin 2008, përmes zërave dhe pamjeve që shënuan lindjen e shtetit të Kosovës. Më 16 shkurt, duke filluar nga ora 18:00, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë ceremoninë festive […]

Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një Rezolutë të veçantë në nder të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar vendin si partner dhe aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara. Rezoluta u sponsorizua nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe u mbështet nga dhjetëra bashkë-sponsorë nga të dyja partitë kryesore. Dokumenti shënon […]

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur programin zyrtar të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Ky përvjetor shënon një moment reflektimi mbi arritjet e vendit dhe sakrificat për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës. Programi nis në orën 07:00 me ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit të Shtetit të Kosovës. Gjatë ditës, qytetarët […]

Ceremonia e BRIT Awards 2026 do të mbahet më 28 shkurt 2026 në Co-op Live, Manchester, duke sjellë një festë të madhe të muzikës britanike dhe ndërkombëtare. Ky vit shënon një edicion të pasur me talent të ri dhe emra të njohur, ndërsa Olivia Dean dhe Lola Young janë dy nga nominueset kryesore që kanë […]

Më 28 shkurt 2026, skena muzikore britanike do të festojë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit – BRIT Awards 2026, këtë herë në Co-op Live, Manchester. Ceremonia e sivjetme sjell një zhvendosje të rëndësishme nga Londra, duke nxjerrë në pah trashëgiminë muzikore të qytetit dhe duke ofruar një eksperiencë të re për fansat […]

Marion Marguerite Stokes (1929–2012) ishte një arkiviste, prodhuese televizive dhe aktiviste amerikane, e njohur për një nga projektet më të jashtëzakonshme të dokumentimit mediatik në histori. Ajo kaloi më shumë se 35 vjet duke regjistruar çdo minutë të transmetimeve televizive, duke krijuar një arkiv me mbi 71,000 videotape VHS dhe Betamax, që shtrijnë nga fundi […]

Rina Lipa, aktore, valltare dhe krijuese e re në skenë, ka publikuar projektin e saj të parë si skenariste dhe protagoniste me filmin e shkurtër “Weight of Ribbons” një histori thellësisht personale që eksploron identitetin, ndryshimin dhe rritjen. Projekti shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e 24‑vjeçares, e cila ka marrë vëmendje jo vetëm […]

Mesjava sjell emocione të forta futbolli në Kupën e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin zyrtar të ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në çerekfinale dhe për vazhdimësinë e ëndrrës drejt trofeut. Dy ndeshje zhvillohen të martën, ku vëmendja shkon në Gjilan, aty […]

Bashkimi Evropian i ka kërkuar TikTok të ndryshojë atë që e konsideron si “një dizajn që krijon varësi”, përndryshe kompania rrezikon gjoba shumë të rënda. Paralajmërimi vjen pas një hetimi të nisur në shkurt 2024 nga Komisioni Evropian, lidhur me respektimin e rregullave të sigurisë online sipas Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA). Në gjetjet paraprake, […]

Ethet e futbollit” nuk lidhen vetëm me emocionin e lojës apo disa birra para ndeshjes, por përbëjnë një reagim real fiziologjik të trupit. Një studim shkencor nga Universiteti i Bielefeldit në Gjermani dëshmon se tifozët përjetojnë rritje të ndjeshme të stresit gjatë ndeshjeve të rëndësishme. Sipas të dhënave, niveli i stresit rritet mesatarisht me 41%, […]

Dhjetëra turistë udhëtuan drejt një zone të largët në Tasmani për të vizituar burime termale që, në fakt, nuk ekzistonin. Shkak u bë një artikull i publikuar nga një faqe australiane udhëtimesh, i cili ishte shkruar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) dhe përmbante një atraksion turistik tërësisht të rremë në zonën e Weldborough. Artikulli […]

Shkencëtarët po shqyrtojnë një ide që deri pak vite më parë do të tingëllonte si fantashkencë: ndërtimin e një “muri” gjigant nënujore për të frenuar shkrirjen e akullnajës Thwaites në Antarktidën Perëndimore. E njohur si “akullnaja e Ditës së Gjykimit”, Thwaites po shkrihet shumë më shpejt se parashikimet fillestare, duke ngritur alarmin për pasojat globale. […]

Kultura shqiptare do të jetë kryefjalë e jetës artistike në qytetin Shamberi të Francës gjatë vitit 2026. Falë partneritetit të krijuar që nga viti 2022 mes Shamberisë dhe Korçës, qyteti francez do t’i kushtojë një program të veçantë artit, muzikës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti kulturor do […]

Në lartësitë e akullta të Himalajeve indiane, aty ku dimrat janë të ashpër dhe jeta sfiduese, një grup grash nga Lugina Spiti po ndryshon historinë e mbijetesës së leopardit të borës. Në një rajon ku kjo kafshë dikur shihej si kërcënim, sot ajo po mbrohet nga vetë komuniteti lokal. Leopardi i borës, i njohur si […]

Kosova është nderuar edhe një herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë të veçantë që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke e kthyer këtë datë në një moment simbolik edhe për institucionet amerikane. Nisma është mbështetur dhe promovuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton, e cila ka qenë sërish […]

Distria Krasniqi po jeton një nga periudhat më të arta të karrierës. Pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit, renditja botërore e xhudos është përditësuar dhe emri i saj qëndron në majë – më e ranguara në botë, jo vetëm në konkurrencën e femrave, por mes të gjithë xhudistëve. Me 6510 pikë, Distria lë pas […]

Më 7 dhe 8 shkurt 2026, kryeqyteti francez, Paris, do të presë edicionin e radhës të Paris Grand Slam, një nga garat më prestigjioze të Judo-s në botë. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 499 garues nga 80 shtete të 6 kontinenteve, duke e bërë evenimentin një përballje të nivelit të lartë ndërkombëtar. Kosova […]

Më 6 shkurt 1999, në Rambuje, pranë Parisit, nisi një nga proceset më vendimtare diplomatike për fatit e Kosovës. Konferenca e Rambujesë u konceptua si një përpjekje ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe politike në Kosovë, por ajo u shndërrua në pikën e fundit para ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Nën iniciativën e Grupit […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!