Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Numri i ri i revistës “Gjeni” sjell për lexuesit një botim të ri me përmbajtje të pasur enigmatike dhe kulturore, duke vazhduar traditën e saj të gjatë në kultivimin e mendimit logjik, gjuhësor dhe krijues. Në 52 faqe të përgatitura me përkushtim, lexuesi në botimin e ri do të gjejë një larmi sfidash: fjalëkryqe klasike […]

Sot kanë hapur dyert Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, një nga ngjarjet më prestigjioze sportive të këtij viti, që do të zgjasin deri më 22 shkurt. Kosova përfaqësohet me dy sportistë në disiplinat alpine: Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj. Edhe pse me një ekip të vogël, sportistët kosovarë synojnë të japin një paraqitje dinjitoze dhe […]

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër organizon një mbrëmje artistike për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ngjarja do të zhvillohet më 23 shkurt 2026, në Victoria Hall në Gjenevë, duke filluar nga ora 19:30. Për publikun do të performojë tenori Ramë Lahaj, me Marigona Qerkezi si mysafire speciale. Tenori Lahaj […]

Gjatë këtij Shkurti, Albi Mall të fton të përjetosh një përvojë romantike dhe të paharrueshme me lojën shpërblyese “The Romantic Tour” nga Bruno Mars! Milano dhe tingujt magjikë të Bruno Mars po të presin ty dhe të dashurin/ën tënd për një udhëtim 2-ditor plot emocione dhe kujtime të veçanta. Si mund të marrësh pjesë?Bëj blerje […]

Royal Beverage LLC (RC Cola), kompani prodhuese e pijeve freskuese, shpall konkurs për pozitat e mëposhtme.Të gjitha pozitat i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistës. Vendi i punës: Gjilan (fabrikë – fsh. Velekincë) Përshkrimi i punës:• Operon linjat e prodhimit sipas procedurave.• Monitoron parametrat teknikë dhe cilësinë e produktit.• Kontrollon dhe monitoron makineritë dhe procesin […]

Sezoni i Vedat Muriqit me Mallorcan po korr rezultate historike. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës renditet aktualisht në top-5 të golashënuesve më të mirë në Evropë në garën për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”, me 30 pikë. Në krye të listës qëndrojnë Harry Kane i Bayern Munich dhe Kylian Mbappé i Real Madridit, secili me […]

NASA ka njoftuar se nisja e misionit historik Artemis 2, i cili do të dërgojë astronautë rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se pesë dekadash, është shtyrë për shkak të motit. Dritarja e parë e mundshme e nisjes është zhvendosur nga 6 në 8 shkurt, por data ende nuk është e konfirmuar. […]

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një hap të madh në partneritetet sportive. Përfaqësuesja e Kosovës do të vishet me Adidas, gjigantin ndërkombëtar të veshjeve sportive. Lajmin e bëri të ditur kryetari i rizgjedhur i FFK-së, Agim Ademi, gjatë Kuvendit Zgjedhor. Ai theksoi se ekipet kombëtare këtë vit do të prezantohen me dresat e […]

Agim Ademi do të udhëheqë edhe për katër vitet e ardhshme Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai u rizgjodh sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, ku ishte i vetmi kandidat. Të gjitha 52 votat e delegatëve të pranishëm shkuan për Ademin, duke e bërë rizgjedhjen një sukses të plotë me 100% të votave. Megjithatë, Kuvendi […]

Basketbolli i meshkujve në Kosovë hyn në një javë vendimtare. Nga 11 deri më 15 shkurt 2026, Palestra Sportive “Sezai Surroi” do të presë Final Eight të Kupës së Kosovës 2026. Ky turne sjell përballje të forta mes skuadrave më të spikatura të Ligës së Parë. Secili ekip do të luftojë jo vetëm për titullin, […]

Britania e Madhe po hap një kapitull të ri në mënyrën e udhëtimit. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar se nga 25 shkurti 2026, të gjithë qytetarët që kërkojnë vizë për në Britani do të pajisen vetëm me eVisa. Ngjitëset tradicionale në pasaportë tashmë i përkasin së kaluarës. Viza digjitale do të […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]

Donald Trump njoftoi se do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, pas përplasjeve të vazhdueshme mes administratës së tij dhe institucioneve akademike. Sipas tij, Harvard ka vepruar në mënyrë “paligjshme dhe të neveritshme”, duke mos zbatuar siç duhet kërkesat për të luftuar antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze — akuza që universiteti i […]

Një hap historik për mjekësinë botërore u arrit në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë, ku u krye transplanti i parë i fytyrës duke përdorur inde nga një dhurues që kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë vdekjes. Procedura i mundësoi një pacienteje me dëmtime të rënda të fytyrës, për shkak të një infeksioni, të rindërtojë pjesërisht […]

Ministrja e parë e krijuar me inteligjencë artificiale në botë, “Diella”, është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal – Global Edition Award” gjatë Samitit të Qeverive Botërore në Dubai. Ky çmim e nderon për modelin inovativ të qeverisjes digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, duke rritur transparencën dhe efikasitetin për qytetarët. Lajmin […]

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij. Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset nuk do të paguajnë më dy herë tatim për të njëjtat të ardhura, qoftë […]

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka hapur thirrjen për vajzat e moshës 14 deri 18 vjeç, që të bëhen “Ambasadore për një ditë”. Ky program i veçantë u jep pjesëmarrëseve mundësinë të njihen nga afër me punën e një ambasade, të mësojnë rreth diplomacisë dhe të kontribuojnë me idetë e tyre për një […]

Qeveria e Lihtenshtajnit ka miratuar sot raportin dhe propozimin për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të EFTA-s me Republikën e Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike mes Kosovës dhe vendeve të Evropës Veriore. Marrëveshja përfshin shtetet anëtare të EFTA-s – Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin – dhe mbulon fusha […]

Kosovarët kanë rritur ndjeshëm investimet jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, duke investuar rreth 327.7 milionë euro vetëm në periudhën janar–nëntor 2025, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kjo shifër dëshmon një trend në rritje të interesimit për zgjerim biznesesh përtej kufijve të Kosovës. Sipas BQK-së, investimet direkte jashtë Kosovës janë rritur […]

Më 4 shkurt të vitit 2004, në Universitetin e Harvardit, Mark Zuckerberg së bashku me katër shokët e tij të dhomës – Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes – hodhën themelet e asaj që sot njihet si Facebook. Ajo që nisi si një platformë e thjeshtë për lidhje shoqërore mes studentëve, shumë […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!