GEG.FM
Po lidhet…

Sektori i turizmit në Kosovë ka përmbyllur vitin 2025 me trend pozitiv rritjeje. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit dhjetor 2025 janë regjistruar gjithsej 68 293 vizitorë në hotelet e vendit, që paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.
Nga ky numër, 27 776 vizitorë ishin vendorë, ndërsa 40 517 vizitorë vinin nga jashtë Kosovës, duke konfirmuar rritjen e interesimit ndërkombëtar për Kosovën si destinacion turistik.
Gjatë dhjetorit, numri i net-qëndrimeve arriti në 132 148, ku 54,2 për qind u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 45,8 për qind nga vizitorët vendorë. Këto shifra tregojnë se turistët e huaj jo vetëm po e vizitojnë Kosovën më shpesh, por edhe po qëndrojnë më gjatë.
Sa i përket shpërndarjes rajonale, Rajoni i Pejës mbetet destinacioni më i frekuentuar nga vizitorët vendorë, me 9 655 vizitorë dhe 26 550 net-qëndrime, falë potencialit turistik të Rugovës dhe resorteve dimërore.
Në të njëjtën kohë, Kosova po fiton vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike The Guardian e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar, duke veçuar Via Dinarica, malet, biodiversitetin dhe liqenet malore pranë kufirit me Shqipërinë.
Me këto rezultate, dhjetori 2025 e mbylli vitin me bilanc pozitiv për turizmin dhe hotelerinë, ndërsa pritjet janë që trendi i rritjes të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.
Redaksia Geg FM Radio10 shkurt 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]