Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Çdo vit, Monumenti NEWBORN në Prishtinë zgjohet me një pamje të re, duke treguar historinë dhe shpresën e Kosovës. Këtë 18-vjetor të pavarësisë, artisti Fisnik Ismaili ka përzgjedhur fjalët që flasin më shumë: Shtetësi, Qëndresë, Punë, Trimëri, Obligim, Rimëkëmbje dhe Fillime të reja. Secila prej tyre përmbledh rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe ndërtimit të […]

Nesër, Republika e Kosovës feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një moment që kujton sakrificën dhe vizionin e atyre që e bënë të mundur shtetin e ri. Dita nis që në mëngjes me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë, duke sinjalizuar fillimin e një programi të pasur me ceremoni solemne dhe homazhe […]

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Teatrin e Qytetit, Komuna e Gjilanit shpalli Halil Kastratin si Qytetar Nderi. Kryetari Alban Hyseni ia dorëzoi çmimin me fjalë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm humanitar dhe social që Kastrati ka dhënë për qytetin dhe komunitetin e tij. Atmosfera e ngrohtë dhe emocionuese e mbushur me mirënjohje nga […]

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka bërë të ditur oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga komunat e Kosovës për pjesëmarrje në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Transporti është organizuar në bashkëpunim me përfaqësues lokalë, duke siguruar që çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë […]

Hollywood-i po përballet me një sfidë të paparë. Bashkë-skenaristi i “Deadpool” dhe “Wolverine”, Rhett Reese, reagoi me alarm pas një videoje 15-sekondëshe të krijuar nga inteligjenca artificiale ku Tom Cruise dhe Brad Pitt shkëmbejnë grushte mbi një urë të shkatërruar. “Më vjen keq ta them. Na ka mbaruar,” shkroi ai në rrjetet sociale. Klipi u […]

Një ngjarje astronomike e rrallë po afrohet: më 28 shkurt 2026, gjashtë planete – Merkuri, Venusi, Jupiteri, Saturni, Uranusi dhe Neptuni – do të duket sikur rreshtohen në qiell, një fenomen i njohur si “paradë planetare”. Nga Toka, planeti Venusi dhe Jupiteri do të jenë më të lehtë për t’u vëzhguar me sy të lirë, […]

Olivia Dean po shkëlqen në skenën muzikore britanike. Sipas listës së fundit Official Chart: First Look, këngëtarja e shpërblyer me Grammy është shumë pranë vendit të parë me hitin soulful “So Easy (To Fall In Love)”. Nëse singli mban kreun deri të premten, Dean do t’i bashkohet hitit të saj të tetorit, “Man I Need”, […]

Pas humbjes së Kiana Kryeziut dje, edhe Drin Kokaj nuk arriti të përfundojë garën në disiplinën e Skijimit Alpin – Slalom në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”. Sikurse shumë garues të tjerë sot, Drin doli nga shtegu dhe përjashtohet nga renditja. Kushtet e vështira dhe sfidat e disiplinës bënë që garuesit të kenë një ditë […]

KB Drita e ngriti Kupën me bindje të plotë. Në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, gjilanasit dominuan finalen ndaj Proton Cable Prizren dhe fituan 106:88. Që në minutat e parë u pa qartë: Drita kishte ardhur për trofe. Sulm i rrjedhshëm. Mbrojtje e fortë. Ritëm i pandalshëm. Çdo çerek mbyllej me epërsi për bardhekaltërit. […]

Nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, më 17 shkurt 2026, në orën 19:00, Teatri i Qytetit në Gjilan do të presë Koncertin Solemn në nderim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky event kulturor sjell një program të pasur artistik me pjesëmarrjen e emrave të njohur nga të gjitha trojet shqiptare: Në cilësinë e të […]

Më 13 shkurt shënohet Dita Botërore e Radios, e shpallur nga UNESCO në vitin 2011 dhe e miratuar nga United Nations General Assembly në vitin 2012. Data lidhet me krijimin e Radio-s së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946 – një simbol i fuqisë së zërit përtej kufijve. Por historia e radios nis shumë më […]

Kur Bad Bunny u ngjit në skenën e Super Bowl, mesazhi ishte i qartë: spanjishtja nuk është më thjesht një gjuhë – është trend global. Kështu shkruan kolumnisti i The Guardian, Gary Nunn, i cili rrëfen përpjekjet e tij për të mësuar spanjisht në moshën 41-vjeçare, pasi u zhvendos në Argjentinë. Nga pikëpamja numerike, argumenti […]

Bebe Rexha ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me publikimin e këngës “Dirty Blonde”, projekti i parë nga albumi vizual “I Like You Better Than Me”. Kënga është lansuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon nisjen e një serie prej 13 këngësh që do të publikohen gradualisht. Albumi vjen […]

Një qen i vogël, me zemër të madhe, ka ndryshuar ligjin në Brazil. Në São Paulo, “Bob Coveiro” – që në portugalisht do të thotë “varrmihës” – kaloi plot 10 vjet duke jetuar në varrezat ku ishte varrosur pronari i tij. Ai mori pjesë në funeral dhe më pas refuzoi të largohej, duke u kthyer […]

Federata e Xhudos e Kosovës dhe Ambasada e Japonisë në Kosovë kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi i mjediseve të stërvitjes në klubet e xhudos në qytetet rajonale të Kosovës”, në kuadër të programit GCGP. Përmes këtij granti do të mbështetet avancimi i kushteve të stërvitjes në tre dojo të klubeve rajonale. Projekti parasheh […]

Pas 21 ditësh nën re të dendura dhe reshje të pandërprera, dielli është shfaqur më në fund mbi Aberdeen, në veri-lindje të Skoci. Rrezet e fundit ishin regjistruar më 21 janar, duke shënuar periudhën më të gjatë pa diell që nga nisja e matjeve zyrtare në vitin 1957. Banorët e njohur si “Qyteti i Granitit” […]

Në Gjilan, derbi nuk luhet vetëm në fushë. Ai jeton në rrugë, në kafene, në kujtime. Tani, pas tri dekadash emocione, kjo histori vjen e shkruar në librin “Derbi Drita – Gjilani (1995–2025)” të autorit Enver Sadiku. Nga përballja e parë më 1995, e deri te ndeshja e fundit në dhjetor 2025, çdo duel mes […]

Skuadra e Gjilanit ka siguruar kualifikimin në Kupën e Kosovës, pasi mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1. Ndeshja ishte më e vështirë sesa pritej për vendasit, të cilët luajtën me një lojtar më shumë që nga pjesa e parë. Ekipi i drejtuar nga Curri gjeti rrugën e golit përmes Hamdi Namanit dhe Armend Thaqit, […]

Cyrihu është emëruar sërish qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas indeksit të kostos së jetesës nga Numbeo për vitin 2026. Ndërsa ushqimi, restorantet dhe shërbimet janë ndër më të kushtueshmet në Evropë, faktori kryesor që e mban qytetin në krye të listës mbeten pasuritë e paluajtshme. I vendosur mes liqenit dhe maleve, me hapësirë […]

Komuna e Gjilanit është vlerësuar pozitivisht nga Instituti GAP për angazhimin e diasporës në Kosovë. Raporti “Fuqizimi i kapaciteteve të komunave për angazhimin e diasporës në Kosovë”, i realizuar me mbështetjen e GIZ-së në emër të Qeverisë gjermane, nxori në pah hapat konkretë që kjo komunë ka ndërmarrë për të forcuar lidhjen me mërgatën. Zyrtarët […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!