GEG.FM
Po lidhet…

Federata e Xhudos e Kosovës dhe Ambasada e Japonisë në Kosovë kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi i mjediseve të stërvitjes në klubet e xhudos në qytetet rajonale të Kosovës”, në kuadër të programit GCGP.
Përmes këtij granti do të mbështetet avancimi i kushteve të stërvitjes në tre dojo të klubeve rajonale. Projekti parasheh furnizimin me pajisje moderne të xhudos dhe mjete për përgatitje fizike, me synim ngritjen e standardeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit.
Nga Federata u vlerësua se investimi përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të klubeve dhe për mbështetjen e brezave të rinj të xhudistëve. U theksua se përmirësimi i infrastrukturës është thelbësor për ruajtjen e nivelit konkurrues të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Federata falënderoi Ambasadën e Japonisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve po sjell rezultate konkrete edhe në fushën e sportit.
Redaksia Geg FM Radio13 shkurt 2026

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës, dhe mediat më prestigjioze në botë po e pasqyrojnë këtë arritje historike. Agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan: “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, duke theksuar rritjen graduale dhe […]