GEG.FM
Po lidhet…

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare.
Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi një fitore do të sigurojë kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Botëror. Pritet pjesëmarrje masive nga qytetarët, për shkak të interesit të madh dhe kushteve të favorshme klimatike.
Komuna ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të mbështesin Kosoven, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive të viteve të fundit në Gjilan. Atmosfera parashikohet festive dhe emocionuese, ndërsa tifozët do të ndajnë së bashku kënaqësinë e një momenti historik për futbollin kosovar.
Redaksia Geg FM Radio31 mars 2026

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës, dhe mediat më prestigjioze në botë po e pasqyrojnë këtë arritje historike. Agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan: “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, duke theksuar rritjen graduale dhe […]

Kombëtarja e Kosovës luan sonte një ndeshje vendimtare ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026. Trajneri gjerman, Franco Foda, pritet të mbajë linjat e ndeshjeve të kaluara dhe të mos bëjë shumë ndryshime në formacionin startues, shkruan Indeksonline. Formacioni i mundshëm i Kosovës pritet të jetë me rreshtimin 5-3-2, duke ruajtur […]