Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga sporti vendor dhe ndërkombëtar, rezultatet, transferimet dhe ngjarjet kryesore sportive.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Dy orë para superduelit të “Fadil Vokrrit”, emocionet, pritjet dhe peshën e kësaj ndeshjeje mund t’i ndjesh në ajër. Drita është vetëm dy hapa larg kualifikimit historik në një të tetën e finales të UEFA Conference League, ndërsa përballë ka kundërshtarin më të fortë të grupit: AZ Alkmaar. Një duel mes realitetit të elitës holandeze […]

Në ndërtesën e Kryeministrisë sot u ndje atmosfera e futbollit evropian. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti me kënaqësi përfaqësuesit e FC Dritës — ekipit bardh e kaltërt që po i sjell sukses e krenari qytetit të Gjilanit dhe futbollit kosovar. Takimi ishte i ngrohtë, plot respekt dhe i mbushur me energji pozitive para sfidës […]

Sonte, futbolli evropian sjell njërën nga ndeshjet më të forta të sezonit. Real Madrid dhe Manchester City takohen në një përballje që pritet të ndezë “Champions League”, duke rikthyer një nga rivalitetet më të ashpra të viteve të fundit. Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabéu” me fillim nga ora 21:00, dhe vjen në një moment të […]

Stadiumi i ri i Suharekës po merr formë, dhe bashkë me të edhe një kapitull i ri për futbollin vendor. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se për projektin janë ndarë 11 milionë euro, investim që synon t’i japë kampionëve të Ballkanit infrastrukturën që prej vitesh e kanë merituar. Me kapacitet prej mbi 6,500 ulësesh, […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kosova zë vendin e 41-të në listën “Fair Play” të UEFA-s, një tregues i përkushtimit, disiplinës dhe frymës sportive në futbollin kosovar. Përmes një postimi në Facebook, FFK thekson se ekipet kombëtare dhe klubet janë të përkushtuara për respekt, lojë të pastër dhe sportivitet – vlera […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe klubet e Albi Mall Superligës i janë bashkuar fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke dhënë mbështetjen e tyre për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave. Në një postim në Facebook, FFK thekson:“Mos ta quajmë xhelozi, zemërim, nervozë […]

Sonte, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të kthehet në një arenë të zjarrtë, ku dy klube shqiptare historike do të përplasen në një duel që shkon përtej futbollit – Drita e Gjilanit përballet me Shkëndijën e Tetovës në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Një sfidë që bashkon emocionin, krenarinë dhe ambicien për të shkruar […]

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se Ekipi Kombëtar do të marrë pjesë në Grand Slam Abu Dhabi 2025, i cili zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 28 deri më 30 nëntor 2025. Në këtë garë prestigjioze do të marrin pjesë 373 garues nga 52 shtete të ndryshme. Nga Kosova, do […]

Në Gjilan ka nisur entuziazmi i madh për një nga përballjet më të rëndësishme shqiptare në arenën evropiane. Drita dhe Shkëndija do të takohen në fazën e UEFA Conference League, dhe që sot ka filluar zyrtarisht shitja online e biletave për ndeshjen që pritet të kthehet në një festë të futbollit shqiptar. Klubi ka bërë […]

Në Gjilan, atmosfera ka mbetur ende e ndezur nga suksesi i madh i sezonit të kaluar, dhe klubi kampion Drita ka vendosur ta shpërblejë këtë histori triumfale në mënyrën më bujare të mundshme. Plot 700 mijë euro janë ndarë për futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin drejt titullit, duke e […]

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte luhet një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues drejt Kupës së Botës 2026. Kosova dhe Zvicra takohen në kuadër të Grupit B, ku mysafirët vijnë si liderë me 13 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me tre pikë më pak dhe tashmë e […]

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur te ndeshja ku vendoset gjithçka. Sot në mbrëmje, në stadiumin “Stožice” të Lubjanës, dardanët përballen me Slloveninë në një duel që vendos fatin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja nis në ora 20:45 dhe konsiderohet momenti më i rëndësishëm i kësaj dekade për futbollin kosovar. Plejofi në dorë, […]

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkruar edhe një faqe të artë në karrierën e saj. Në Grand Prixin e Zagreb 2025, ajo u ngjit në majën e podiumit duke fituar medaljen e artë pas një finaleje të fuqishme kundër hungarezes Reka Pupp, të cilën e mposhti me një Ippon të pastër dhe plot stil. Kjo […]

Distria Krasniqi ka shënuar një fitore të rëndësishme në Grand Prix Zagreb 2025, duke kaluar në gjysmëfinale pas një paraqitjeje të sigurt dhe dominuese. Në çerekfinale, ajo mposhti me Ippon xhudisten franceze Blandine Pont, duke treguar teknikë të pastër dhe qetësi të plotë në momente vendimtare. Përballja në gjysmëfinale Në gjysmëfinale, Krasniqi do të takohet […]

Futbolli kosovar po shkruan faqe të reja në arenën europiane, dhe këtë herë penën e ka marrë Drita. Pas një ecurie mbresëlënëse në Conference League, ku gjilanasit siguruan plot 5 pikë – më shumë se çdo ekip tjetër kosovar deri tani – Drita ka kapërcyer Ballkanin në renditjen e UEFA-së. Sipas përditësimit të fundit, Drita […]

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, doli sot në konferencë për shtyp për të folur rreth dy ndeshjeve vendimtare që “Dardanët” do të zhvillojnë në nëntor – kundër Sllovenisë dhe Zvicrës – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Objektivi ndaj Sllovenisë: së paku një pikë Në fjalën e tij, Foda u shpreh se skuadra do […]

Nesër, më 8 nëntor 2025, Salla e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të bëhet skena e një spektakli sportiv ndërkombëtar. Turneu i Xhudos “Adem Jashari” fillon në orën 10:00 dhe pritet të mbledhë garues nga Kosova dhe shtete të tjera si Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut. […]

FC Drita do të presë Omonia Nicosia sot, më 23 tetor 2025, në orën 18:45 në Stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Ndeshja zhvendoset në kryeqytet për shkak të punimeve në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit, duke krijuar një atmosferë […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), me ndihmën e programit UEFA HatTrick, ka nisur një projekt të rëndësishëm për të rritur sigurinë në fushat e futbollit. Brenda këtij projekti, të gjitha klubet e Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, si dhe klubet e femrave, janë pajisur me defibrilatorë modernë – pajisje që mund të […]

Punimet në stadiumin e ri të Gjilanit po zhvillohen me intensitet dhe sipas planit, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Projekti, që vlerësohet si një nga investimet më të rëndësishme sportive në rajonin e Anamoravës, pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme. Sipas njoftimit të MKRS-së, stadiumi do të […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!