GEG.FM
Po lidhet…

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, doli sot në konferencë për shtyp për të folur rreth dy ndeshjeve vendimtare që “Dardanët” do të zhvillojnë në nëntor – kundër Sllovenisë dhe Zvicrës – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Në fjalën e tij, Foda u shpreh se skuadra do të hyjë në përballjen e parë ndaj Sllovenisë me synimin për të marrë minimumi një pikë.
“Në fillim kam thënë se çdo gjë do të jetë e hapur deri në fund. Çdo gjë është e mundur. Fokusi ynë është tek ndeshja me Slloveninë. Synojmë të fitojmë të paktën një pikë që të sigurojmë pjesëmarrjen në Play-Off, e më pas do të shohim tutje”, tha trajneri gjerman.
Ai shtoi se atmosfera në kamp është pozitive dhe grupi po përgatitet me intensitet të lartë.
Sipas Fodës, gjendja fizike e ekipit është shumë e mirë, ndërsa disa nga titullarët janë rikthyer pas mungesash.
“Të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë fizike. Rrahmani dhe Dellova janë rikthyer dhe janë në formë optimale. Kemi shumë alternativa në çdo repart dhe pres që të gjithë të jenë gati gjatë javës,” u shpreh përzgjedhësi.
Trajneri kujtoi edhe ndeshjet e kaluara, duke theksuar se ekipi ka treguar karakter edhe në mungesa të rëndësishme:
“Edhe në ndeshjet e fundit, pavarësisht mungesave, kemi dëshmuar se mund të garojmë denjësisht dhe të marrim rezultate pozitive.”
Foda foli gjithashtu për mungesën e Aro Muric, portierit titullar, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sllovenisë për shkak të kartonëve.
“Aro Muric është i suspenduar dhe nuk mund të luajë ndaj Sllovenisë. Ai është në formë të shkëlqyer, por kemi tri opsione për ta zëvendësuar. Në ditët në vijim do të vendosim se kush do të jetë në portë,” shpjegoi ai.
Takimi ndaj Sllovenisë pritet të jetë vendimtar për fatin e Kosovës në grup. Një rezultat pozitiv do të mbante gjallë shpresat për Play-Off, ndërsa përballja ndaj Zvicrës pritet të jetë testi më i vështirë për “Dardanët”.
Në kampin e Kosovës, besimi mbetet i lartë, ndërsa Foda përsëriti se grupi është i përqendruar vetëm te objektivi: “të mos kthehet duarbosh nga këto dy ndeshje”.
Redaksia Geg FM Radio10 nëntor 2025

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës, dhe mediat më prestigjioze në botë po e pasqyrojnë këtë arritje historike. Agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan: “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, duke theksuar rritjen graduale dhe […]