Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga sporti vendor dhe ndërkombëtar, rezultatet, transferimet dhe ngjarjet kryesore sportive.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Skuadra e Gjilanit ka siguruar kualifikimin në Kupën e Kosovës, pasi mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1. Ndeshja ishte më e vështirë sesa pritej për vendasit, të cilët luajtën me një lojtar më shumë që nga pjesa e parë. Ekipi i drejtuar nga Curri gjeti rrugën e golit përmes Hamdi Namanit dhe Armend Thaqit, […]

Sot është një ditë e veçantë për sportin e skijimit në Kosovë. Në pistat e LOD Milano-Cortina 2026, flamuri ynë do të përfaqësohet nga një emër që tashmë po shkruan historinë e vet – Kiana Kryeziu. Me energji, përkushtim dhe shumë punë pas vetes, Kiana nis sot garimin në disiplinën Super Sllallom i Madh (Super […]

Premier League po hyn në fazën vendimtare dhe superkompjuteri i Opta Analyst ka publikuar parashikimin e ri për tabelën finale. Arsenal kryeson me 56 pikë dhe ka 90.2% gjasa për ta fituar titullin, duke u konsideruar favorit absolut. Manchester City shihet si ndjekësi kryesor, me 23.6% shanse për titull dhe 62% për vendin e dytë. […]

Mesjava sjell emocione të forta futbolli në Kupën e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin zyrtar të ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në çerekfinale dhe për vazhdimësinë e ëndrrës drejt trofeut. Dy ndeshje zhvillohen të martën, ku vëmendja shkon në Gjilan, aty […]

Më 7 dhe 8 shkurt 2026, kryeqyteti francez, Paris, do të presë edicionin e radhës të Paris Grand Slam, një nga garat më prestigjioze të Judo-s në botë. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 499 garues nga 80 shtete të 6 kontinenteve, duke e bërë evenimentin një përballje të nivelit të lartë ndërkombëtar. Kosova […]

Sezoni i Vedat Muriqit me Mallorcan po korr rezultate historike. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës renditet aktualisht në top-5 të golashënuesve më të mirë në Evropë në garën për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”, me 30 pikë. Në krye të listës qëndrojnë Harry Kane i Bayern Munich dhe Kylian Mbappé i Real Madridit, secili me […]

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një hap të madh në partneritetet sportive. Përfaqësuesja e Kosovës do të vishet me Adidas, gjigantin ndërkombëtar të veshjeve sportive. Lajmin e bëri të ditur kryetari i rizgjedhur i FFK-së, Agim Ademi, gjatë Kuvendit Zgjedhor. Ai theksoi se ekipet kombëtare këtë vit do të prezantohen me dresat e […]

Agim Ademi do të udhëheqë edhe për katër vitet e ardhshme Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai u rizgjodh sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, ku ishte i vetmi kandidat. Të gjitha 52 votat e delegatëve të pranishëm shkuan për Ademin, duke e bërë rizgjedhjen një sukses të plotë me 100% të votave. Megjithatë, Kuvendi […]

Basketbolli i meshkujve në Kosovë hyn në një javë vendimtare. Nga 11 deri më 15 shkurt 2026, Palestra Sportive “Sezai Surroi” do të presë Final Eight të Kupës së Kosovës 2026. Ky turne sjell përballje të forta mes skuadrave më të spikatura të Ligës së Parë. Secili ekip do të luftojë jo vetëm për titullin, […]

Xhudistet e Kosovës shënuan një paraqitje të shkëlqyer në Sofia European Open 2026, duke siguruar tre medalje bronzi në konkurrencën e grave dhe duke konfirmuar fuqinë e tyre në skenën ndërkombëtare të xhudos. Turneu u zhvillua në Arena 8888 dhe pati pjesëmarrje masive me rreth 385 garues nga 39 vende. Në kategorinë -48 kg, Erza […]

Drita e Gjilanit e ka nisur vitin futbollistik në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Superkupën e Kosovës pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës. Ky është trofeu i dytë i kësaj gare për klubin gjilanas. Ndeshja u zhvillua në “Mardan Sports Complex” në Antalya të Turqisë dhe ofroi ritëm të lartë dhe emocione që […]

Kosova po shënon pjesëmarrjen e saj të dytë në garat ndërkombëtare të Esports Basketball, duke marrë pjesë këtë vit në eFIBA Season 4. Të martën, përfaqësuesit kosovarë u përballën me dy kombëtare të fuqishme në esport, Kroacinë dhe Francën, gjatë kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror. Ndeshjet përfunduan me humbje për Kosovën, 112:192 ndaj Kroacisë dhe […]

Viti 2026 ka nisur me një sinjal pozitiv për Kombëtaren e Kosovës. “Dardanët” kanë hedhur një hap përpara në skenën ndërkombëtare, duke u ngritur për një pozitë në renditjen më të fundit të FIFA-s, të publikuar dje. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda tani renditet në vendin e 79-të në botë, një lëvizje që vjen […]

FC Drita shënon sot një moment të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, me vendosjen e gurthemelit të kampit të ri stërvitor, një projekt me rëndësi të veçantë strategjike dhe zhvillimore. Ky investim madhor synon përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe punës për të gjitha ekipet e klubit, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne që do […]

Nën dritat e një përballjeje të shumëpritur, Drita tregoi fytyrën e kampiones duke dominuar Prishtinën dhe duke marrë një fitore të pastër 2:0, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës. Gjilanasit e nisën takimin me vendosmëri dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazh të dyfishtë, duke i dhënë tonin gjithë mbrëmjes. Momenti i […]

Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për futbollin kosovar. Përfaqësuesja e Kosovës nisi vitin nga vendi i 99-të në renditjen e FIFA-s, por falë një serie rezultate mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, përfundon vitin në vendin e 80-të, duke shënuar ngritjen më të madhe të ndonjë kombëtareje në botë këtë vit. […]

Klubi i futbollit Drita ka përjetuar një nga netët më të lavdishme në historinë e tij, duke dominuar mbrëmjen gala të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Kjo mbrëmje festive, e mbajtur për të vlerësuar më të mirët e vitit 2025, u shndërrua në një festë të vërtetë për Dritën, pas sukseseve të […]

Vetëm disa orë na ndajnë nga sfida emocionuese e UEFA Conference League, ku FC Drita do të përballet me Rayo Vallecano në Madrid. Para këtij përballjeje, trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Besnik Krasniqi folën në konferencën për media, duke shprehur ambiciet dhe përgatitjet e ekipit. Ramadani theksoi se, megjithëse Vallecano ka përvojë në La Liga […]

Pas një dekade përpjekjesh të palodhshme, Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtare e 154-të e International Golf Federation (IGF). Ky moment historik shënon jo vetëm një njohje ndërkombëtare, por edhe përpjekjet e brezave që kanë punuar për të vendosur golfin në hartën sportive të vendit. Nga themelimi i sportit nga Dino Asanaj deri te mbështetja […]

Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke luajtur ndeshjen e 200-të me klubin. Kjo arritje e jashtëzakonshme vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe të përkushtuar, ku Maloku ka treguar aftësi, disiplinë dhe besnikëri ndaj fanellës së Dritës. Kontributi i tij në skuadër dhe performancat […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!