Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga sporti vendor dhe ndërkombëtar, rezultatet, transferimet dhe ngjarjet kryesore sportive.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Tifozët e futbollit dhe mediat kanë një mundësi të veçantë këtë javë! FC Drita ka njoftuar se është hapur procesi i akreditimit për të gjitha mediat që duan të mbulojnë ndeshjen e madhe kundër Omonia Nicosia. Ndeshja pritet të jetë një nga më të ndjekurat, dhe klubi fton gazetarët e interesuar të aplikojnë sa më […]

Në një mëngjes tetori, nën atmosferën e përgatitjeve për ndeshjet e radhës, Federata e Futbollit e Kosovës vulosi një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e ekipit kombëtar. Presidenti Agim Ademi dhe trajneri austriak Franco Foda nënshkruan zyrtarisht kontratën e re, duke konfirmuar se kapitulli i Fodas me “Dardanët” do të vazhdojë deri […]

Atmosferë elektrizuese pritet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Slloveninë në një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Dardanët, të udhëhequr nga trajneri Franco Foda, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e tyre në grup. […]

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka shprehur kënaqësi për barazimin dramatik të arritur nga skuadra e tij ndaj KuPS-it në Finlandë, duke e cilësuar këtë rezultat si një nxitje të madhe psikologjike për lojtarët, pavarësisht se ndikimi i tij në tabelë mund të jetë i kufizuar. “Jemi të kënaqur me një pikë. Ndoshta nuk do […]

Sonte nis një aventurë e re për futbollin kosovar, me Dritën që hedh hapin e parë në UEFA Conference League. Skuadra nga Superliga e Kosovës do të përballet me Kuopion Palloseura-n finlandeze në një ndeshje që pritet të jetë sfiduese, por plot emocion. Takimi zhvillohet në stadiumin “Tammelan” në Finlandë, me start nga ora 18:45, […]

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i ri Albian Hajdari do t’i bashkohet Kombëtares A të Kosovës në grumbullimin e tetorit, për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Hajdari ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke u larguar nga Kombëtarja A e Zvicrës, me të cilën kishte luajtur një ndeshje miqësore. Lajmi ishte paralajmëruar […]

Sport Club Gjilani ka vendosur të ndalë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu, pas një periudhe të vështirë ku skuadra nuk arriti rezultatet e pritura. Edhe pse në njoftimin zyrtar klubi e cilëson ndarjen si marrëveshje të dyanshme dhe falënderon Nuhiun për profesionalizmin e treguar, në prapavijë qëndron forma jo e mirë e ekipit në garat […]

Superliga e futbollit të Kosovës do të rikthehet sot, e enjte, 25 shtator 2025, me ndeshjet e xhiros së gjashtë, duke sjellë emocione të mëdha për tifozët. Super-Derbi Ballkani-Drita në Suharekë Super-derbi i kësaj xhiroje do të jetë përballja mes Ballkanit dhe Dritës, e cila do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Therandasit, […]

Kosova shënon një kapitull historik në sportin paralimpik ndërkombëtar. Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), Njomza Emini, e cila është gjithashtu anëtare e Bordit të Komitetit Paralimpik Evropian, po përfaqëson vendin tonë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (IPC) që po mbahet në Seul, Kore e Jugut. Për herë të parë, Kosova […]

Kombëtarja e Kosovës ka shkruar një kapitull të bukur në këtë muaj shtator. Pas një nisjeje të vështirë me humbjen 4-0 ndaj Zvicrës, Dardanët nuk u dorëzuan. Ata u rikthyen fuqishëm në fushë dhe realizuan një triumf të paharrueshëm 2-0 ndaj Suedisë, duke treguar karakter, organizim dhe një futboll bindës. Kjo fitore nuk është thjesht […]

Pavarësisht humbjes 3-2 të Mallorcës kundër Espanyolit, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për performancën e tij të jashtëzakonshme në fushë. Dy Gola dhe Statistika Mbresëlënëse Muriqi shënoi dy gola gjatë ndeshjes: një penallti në minutën e 46-të dhe një gol me kokë në minutën e 65-të, që barazoi përkohësisht rezultatin në […]

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur për herë të parë kursin për trajnerët e portierëve me Licencën UEFA GK – B, që do të zgjasë deri në prill të vitit 2026. Në fazën e parë të ligjëratave, 16 kandidatëve iu ligjëruan instruktorët e UEFA-s, Frank Thieltges nga Gjermania dhe Tomislav Butina nga Kroacia. Kursi […]

Dardanët janë gati për ndeshjet e para në rrugën drejt EuroBasket 2029! Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Shqipërinë dhe Sllovakinë në Rrethin e Parë Parakualifikues. Kjo është vetëm faza e parë e një procesi me tre rrethe, që do të përcaktojë se kush arrin të debutojë në turneun europian. Me Shqipërinë, Kosova ka […]

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zbret sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese drejt Euro 2027. Dardanët e rinj do të sfidojnë Spanjën U21, një nga kombëtaret më të forta të kontinentit. Takimi nis në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova hyn në këtë përballje me një pikë të fituar pas barazimit […]

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën Rinor Grajqevci, kryetarin e grupit të njohur si “Plisat”, me burgim të shkurtër për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Aktgjykimin e shpalli gjyqtari Sabit Sadikaj, duke i vënë fund një procesi gjyqësor që filloi në vitin 2020. Sipas […]

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të rëndësishëm për klubin italian pas një lëndimi të marrë në ndeshjen Zvicër–Kosovë. Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë larg fushave për një periudhë të gjatë. Siç raporton ‘Sport Mediaset’, pas testeve të zhvilluara në vendin e tij […]

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do të sfidojë Suedinë. Dardanët e Franco Fodës vijnë në këtë ndeshje pas disfatës së rëndë ndaj Zvicrës (4-0), por atmosfera brenda ekipit mbetet pozitive dhe me besim për një paraqitje më ndryshe para […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator 2025 do të bëhen mbyllje të përkohshme të disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës, për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare me biçikleta “Tour of Kosovo 2025”. 📍 Etapa e parë – 4 shtator (12:00 – 15:00) Itinerari nis nga segmenti […]

Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka konfirmuar ardhjen në Kosovë. Kjo për mbajtjen e kampit të futbollit për talentet e rinj në fillim të muajit të ardhshëm. Në faqen zyrtare, Galatasaray ka publikuar Programet e Kampeve të Shkollave të Futbollit, që do t’i mbajë në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Kosovën. Galatasaray do […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!