GEG.FM
Po lidhet…

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se Ekipi Kombëtar do të marrë pjesë në Grand Slam Abu Dhabi 2025, i cili zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 28 deri më 30 nëntor 2025.
Në këtë garë prestigjioze do të marrin pjesë 373 garues nga 52 shtete të ndryshme.
Nga Kosova, do të garojnë tre sportistë:
Distria Krasniqi (-52 kg), e cila do të ndeshet të premten.
Laura Fazliu (-63 kg), e cila do të garojë të shtunën.
Shpati Zekaj (-100 kg), i cili do të ndeshet të dielën.
Ndeshjet do të fillojnë çdo ditë nga ora 07:00.
Redaksia Geg FM Radio27 nëntor 2025

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës, dhe mediat më prestigjioze në botë po e pasqyrojnë këtë arritje historike. Agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan: “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, duke theksuar rritjen graduale dhe […]