GEG.FM
Po lidhet…

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkruar edhe një faqe të artë në karrierën e saj. Në Grand Prixin e Zagreb 2025, ajo u ngjit në majën e podiumit duke fituar medaljen e artë pas një finaleje të fuqishme kundër hungarezes Reka Pupp, të cilën e mposhti me një Ippon të pastër dhe plot stil.
Kjo medalje shënon të parën të artë për Kosovën në këtë edicion të Grand Prix-it, ndërsa pritjet mbeten të larta edhe për xhudisten tjetër kosovare, Flaka Loxha, e cila garon më vonë.
Krasniqi, një ndër xhudistet më të forta në botë në kategorinë -52 kg, e nisi garën me automatizëm, duke kaluar raundin e parë pa luftë falë rangimit të lartë ndërkombëtar.
Në vazhdim dominoi bindshëm:
Raundi i dytë: Ippon kundër brazilianes Amanda Lima
Çerekfinale: Fitore me Ippon ndaj francezes Pont Blandine
Gjysmëfinale: Një tjetër Ippon ndaj italianes Gaia Stella
Finale: Mposht hungarezen Reka Pupp me një Ippon të shkëlqyer
Ishte e qartë nga fillimi se Krasniqi kishte ardhur për të marrë vetëm një rezultat – të artën. Me agresivitet, teknikë të pastër dhe vendosmëri të hekurt, ajo nuk la asnjë hapësirë për surpriza.
Redaksia Geg FM Radio15 nëntor 2025

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës, dhe mediat më prestigjioze në botë po e pasqyrojnë këtë arritje historike. Agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan: “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, duke theksuar rritjen graduale dhe […]