Po lidhet…
Histori, suksese dhe arritje të shqiptarëve kudo në botë – në art, shkencë, sport, biznes dhe fusha të tjera.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Shqipëria po përballet me një realitet të ri social: shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 16 120 martesa në vitin 2024 – ndërsa divorçet kanë […]

Kosova ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të xhudos “Casablanca Cadet African Cup 2026”, të zhvilluar në Marok, ku sportistët e rinj kosovarë kanë bërë paraqitje të shkëlqyer. Xhudistët Jon Kuka (-55 kg) dhe Arba Hasanaj (-70 kg) i kanë siguruar Kosovës dy medalje bronzi, duke treguar potencialin e madh të xhudos kosovare në nivel ndërkombëtar. […]

Arbër Sejdiji, sipërmarrës shqiptar me bazë në Zvicër, po tërheq vëmendjen e industrisë ndërkombëtare si një nga inovatorët që po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të tregtisë. Sipas Forbes Switzerland, ai është përfshirë në listën e figurave që po sjellin transformime të thella në sektorin e mallrave të konsumit përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Rrugëtimi i […]

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se skiatarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilat do të mbahen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt 2026. Kiana Kryeziu ka siguruar kualifikimin duke përmbushur kriteret bazë olimpike në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, […]

Vedat Muriqi po shkruan një kapitull të ri në karrierën e tij në La Liga. Sulmuesi kosovar, i njohur me nofkën “Pirati”, është bërë një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit spanjoll. Me 14 gola të shënuar këtë sezon, emri i tij shfaqet pranë emrave të mëdhenj si Mbappé, Ferran Torres dhe Lewandowski në listën […]

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, është nderuar me çmimin “Sportisti i Vitit 2025 i Bazelit”, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin e tij. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Basler Sport-Champions 2025” u zhvillua të hënën në St. Jakobshalle, ku Shaqiri mori këtë vlerësim për kontributin e tij të madh si kapiten i ekipit. […]

Tenori kosovar Granit Musliu po përjeton një moment historik në karrierën e tij artistike. Ai debuton në Operën Mbretërore të Danimarkës, duke interpretuar për herë të parë rolin e Dukës së Mantovës në operën ikonë të Giuseppe Verdit, “Rigoletto”. Ky është një debutim i dyfishtë: jo vetëm në skenën daneze, por edhe në një nga […]

Nikolas Bushi, i riu shqiptar që jeton prej vitesh në SHBA, po tërheq vëmendje me një talent të veçantë – ventrilokizmin, artin e të folurit pa lëvizur buzët. Pas disa vizitave në Shqipëri, këtë tetor ai u rikthye për “Albania’s Got Talent” dhe u bë një nga emrat më të komentuar të finales, falë interpretimit […]

Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3.81 pikësh krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, e cila ishte 97.19. Sipas të dhënave më të fundit të renditjes së mesatares së IQ-së për vitin 2026, Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke e vendosur vendin në vendin e 19-të globalisht. Renditja është publikuar nga faqja […]

Pasaporta e Republikës së Shqipërisë ka shënuar një përmirësim të dukshëm në Henley Passport Index, duke u renditur aktualisht në vendin e 46-të në botë. Ky pozicion i ri u mundëson qytetarëve shqiptarë akses pa vizë ose me procedura të thjeshtuara hyrjeje në 122 destinacione ndërkombëtare, duke reflektuar lirinë në rritje të udhëtimit dhe marrëdhëniet […]

Komuniteti shqiptar në Zvicër është pasuruar së fundmi me një organizatë të re me mision të qartë shoqëror dhe kulturor. Është themeluar zyrtarisht Oda e Grave Shqiptare në Zvicër (ODGSH), një shoqatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila synon fuqizimin, mbështetjen dhe integrimin e grave shqiptare në shoqërinë zvicerane. Që nga themelimi i saj, […]

Nga rrugët e Vushtrrisë deri në majën e Samitit të Mauna Kea, rrugëtimi i Pranvera Hysenit tingëllon si një histori që zakonisht lexohet në libra, por që sot po shkruhet në realitet. Shkencëtarja kosovare ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke operuar teleskopët më të avancuar të NASA-s në një nga qendrat më të rëndësishme […]

Veprimtarja e njohur Feride Rushiti është vlerësuar me Çmimin “European of the Year 2025”, njohje kjo për angazhimin e saj të qëndrueshëm në mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi u shënua nga dhënia e dy vlerësimeve, duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kontributeve që […]

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve shqiptarë po arrijnë suksese të spikatura në diasporë, duke u bërë emra të njohur në skenën politike, profesionale dhe sociale. Sllovenia është padyshim një nga shtetet evropiane ku mundësitë për arsimim, punësim dhe avancim profesional janë të mëdha. Në këtë histori suksesi spikat Ganimete Shala, e cila ka hyrë […]

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në La Liga, duke u renditur ndër tre golashënuesit më të mirë të këtij edicioni. Pas xhiros së fundit, Kylian Mbappe kryeson me 17 gola për Real Madridin, i ndjekur nga Ferran Torres i Barcelonës me 11 gola. Muriqi pozicionohet i treti me nëntë gola për Mallorcan, duke […]

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar sot edicionin e 25-të të ‘Balkan Barometer’, sondazhit vjetor që prej më shumë se një dekade mat opinionin publik në të gjithë rajonin. Edicioni i këtij viti vjen me prirje dukshëm inkurajuese, veçanërisht në raport me besimin ndaj Bashkimit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, gjatë […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka shënuar një arritje të rëndësishme në procesin e digjitalizimit të fondit të saj, duke përpunuar 539,311 faqe në vetëm 7 javë. Kjo shifër dëshmon për një punë intensive dhe të palodhshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë dokumentare kombëtare. Nisma e digjitalizimit po e afron trashëgiminë librale dhe […]

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak dymujor të organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ceremonia përmbyllëse e kursit u mbajt të premten. Për këtë arritje të Kosovës ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës […]

Në zemër të Vatikanit, mes dritave të Romës, u mblodhën zërat e një historie të lashtë. Arbëreshët — ata që prej shekujsh mbajnë gjallë gjuhën, zakonet dhe kujtesën shqiptare — morën skenën e tyre. Ishte një ditë krenarie. Një ditë që të bën të kujtosh nga vijmë. Në sallë, krahas zyrtarëve e studiuesve, ishte edhe […]

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar se me kë do të përballet në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026”, nëse arrin të sigurojë kualifikimin përmes play-off-it që zhvillohet në mars. Sipas skemës së publikuar nga FIFA, Kosova do të pozicionohej në Grupin D, ku do të ndeshej me ShBA-në, Paraguajin dhe Australinë […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!