GEG.FM
Po lidhet…

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar sot edicionin e 25-të të ‘Balkan Barometer’, sondazhit vjetor që prej më shumë se një dekade mat opinionin publik në të gjithë rajonin. Edicioni i këtij viti vjen me prirje dukshëm inkurajuese, veçanërisht në raport me besimin ndaj Bashkimit Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, gjatë prezantimit të rezultateve theksoi se rikthimi i besimit në BE është një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij edicioni. “Vitin e kaluar nivel i besimit ishte 54%. Sot është 64% – niveli më i lartë në dhjetë vitet e fundit,” tha ai.
Në një përgjigje për Telegrafin, Kapetanoviq vuri në pah se Kosova mbetet ndër vendet më fuqimisht pro-evropiane në rajon, me një orientim të qartë drejt bashkëpunimit dhe integrimit. “Kur flasim për Kosovën, ajo është padyshim ndër më pro-evropianet, me një margjinë shumë të lartë,” theksoi ai, duke shtuar se perceptimet për sigurinë dhe besimin ndaj institucioneve në vend janë “pak më të larta se mesatarja rajonale”.
Një element tjetër i rëndësishëm i sondazhit është roli i të rinjve, të cilët, sipas Kapetanoviqit, po tregojnë një orientim të qëndrueshëm dhe të vendosur drejt Evropës. “77% e të rinjve janë qartësisht pro-evropianë dhe kërkojnë përfitime të prekshme nga bashkëpunimi rajonal”, tha ai.
Megjithatë, Kapetanoviq paralajmëroi se ky nivel i besimit mbetet “i brishtë” dhe se institucionet duhet të punojnë vazhdimisht për ta ruajtur, përmes rezultateve konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve – nga liria e lëvizjes deri te kushtet e punës dhe perspektiva ekonomike.
Sipas RCC-së, edicioni i sivjetëm i ‘Balkan Barometer’ reflekton një moment të rëndësishëm për rajonin, ku prirjet pozitive ndaj BE-së po marrin një hov të ri, ndërsa Kosova vazhdon të jetë ndër mbështetësit më të vendosur të rrugës evropiane.
Redaksia Geg FM Radio11 dhjetor 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të