Po lidhet…
Këngë të reja, albume, koncerte, festivale dhe zhvillime nga skena muzikore vendore dhe ndërkombëtare.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Baleti Kombëtar i Kosovës ka shënuar një prej paraqitjeve më të rëndësishme në historinë e tij, duke debutuar me sukses në teatrin prestigjioz “Malibran” të Venecias, në kuadër të festivalit “Venezia in Danza”. Trupa kosovare u ngjit në skenën e këtij teatri të shekullit XVII me baletin “Carmina Burana”, ndërthurje madhështore mes muzikës së Carl […]

Festivali i Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit” – Edicioni II po vazhdon të sjellë përvojë të jashtëzakonshme kulturore dhe muzikore për publikun e Kosovës. Sonte, më 27 nëntor, nga ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, do të mbahet një koncert special i muzikës Arvanite dhe Arbëreshe, ku do të performojnë artistet […]

Një vit pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur gjilanas, Isa Jakupi, familja, miqtë dhe artistët e qytetit u mblodhën në një vend që mbart një domethënie të thellë për jetën dhe krijimtarinë e tij — godinën e vjetër të Shkollës së Muzikës, sot Muzeu Etnografik i Gjilanit. Aty ku ai kishte kaluar vitet […]

Skena e talent show-it “We Sing” në ATV u ndez mbrëmë nga interpretimi i jashtëzakonshëm i Ilda Nuhiut, e cila u shpall fituese e edicionit me performancën brilante të këngës “Adagio” nga Lara Fabian. Mes një gare të fortë dhe talentesh të shumta nga mbarë trevat shqiptare, Ilda arriti të spikaste me vokalin e saj […]

Në Bavari, një nga qendrat më të njohura të artit skenik në Evropë, tenori shqiptar Granit Musliu ka shkruar një faqe të re në karrierën e tij. Ai u nderua me çmimin prestigjioz Kunstförderpreis 2025 në kategorinë e Artit Skenik, një nga vlerësimet më të rëndësishme që Ministria e Kulturës e Bavarisë jep për artistët […]

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundimin e votimit për European Festival Awards, ku Sunny Hill Festival është i nominuar në kategorinë e Festivaleve të Mesme, një prej çmimeve më prestigjioze në industrinë muzikore evropiane. Kjo garë e rëndësishme i jep festivalit edhe një mundësi tjetër për të forcuar ndikimin dhe praninë e […]

Është zyrtare: kënga e dashur e Krishtlindjeve, All I Want for Christmas Is You e Mariah Carey, rikthehet në Billboard Hot 100 më herët se kurrë. Për javën e 15 nëntorit, kënga u rendit në vendin e 31-të, duke shënuar një rikthim rekord për këtë klasik festiv. Për herë të parë, rikthimi i saj në […]

Më 28 Nëntor, legjendat e skenës globale MIND AGAINST zbarkojnë për herë të parë në Kosovë, në Gate Club, një prej hapësirave më karakteristike të jetës së natës në kryeqytet, ku publiku gjithmonë është pjesë e performancës dhe çdo mbrëmje mbetet në mendje e histori edhe gjatë. Nëse e njihni skenën elektronike, atëherë e dini […]

Edicioni i 13-të i “Prishtina Jazz Festival” ka nisur me kontrast të fortë mes kaosit teknik dhe bukurisë muzikore që e karakterizon këtë ngjarje. Organizimi, sfidat dhe atmosfera kanë krijuar një tablo të veçantë për natën e parë, ku jazzi ka triumfuar pavarësisht pengesave të para. Sallë e transformuar, atmosferë intime dhe problem i papritur […]

Sezoni i çmimeve Grammy ka nisur zyrtarisht dhe emocionet në botën e muzikës janë në kulm. Mëngjesi i shpalljes së nominimeve për Grammy 2026 solli shumë surpriza, rikthime të mëdha dhe disa përballje që pritet të ndezin skenën e Los Angeles-it në fillim të vitit të ardhshëm. Emra si Chappell Roan, Doechii, Sabrina Carpenter, Mumford […]

Rita Ora dhe Yll Limani kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, të titulluar “All Natural”, një projekt që tashmë po tërheq vëmendjen e publikut ndërkombëtar. Ky duet shënon herën e parë që Rita Ora punon me një artist nga Kosova, duke sjellë një përzierje unike të talenteve dhe energjisë krijuese. Kënga është tashmë […]

Prishtina sot mirëpret edicionin e pestë të Konferencës së Muzikës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për industrinë kreative në Kosovë. Prishtina Music Conference sjell një program dinamik prej dy ditësh, më 7 dhe 8 nëntor, në Kino Armata, ku profesionistë të muzikës vendor dhe ndërkombëtar, artistë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore do të ndajnë […]

Më 3 nëntor 2025, qyteti i Gjilanit festoi një hap të ri në botën e artit të vallëzimit me hapjen zyrtare të sallës së re “Dancing House”. Kjo hapësirë moderne ndodhet në kompleksin e ndërtesave Ceni Company, në rrugën “Enver Miftari”, dhe është krijuar për të ofruar kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, për fëmijët […]

Prishtina është mbushur sërish me energjinë e muzikës dhe krijimtarisë! Edicioni i pestë i Prishtina Music Week ka nisur më 1 nëntor dhe po vazhdon me një program të pasur që do të kulmojë me Konferencën e Muzikës në Prishtina, më 7 dhe 8 nëntor, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër rajonale të artit […]

Sa herë që dikush përmend “albumet më të mira të të gjitha kohërave”, nis një debat që kurrë nuk përfundon. Çdokush ka listën e vet, kujtime, këngë që ia kanë shënuar një periudhë të jetës, tinguj që e kanë bërë ta kuptojë më mirë veten apo botën. Por, kur një nga kritikët më të njohur […]

Në një atmosferë të mbushur me energji krijuese dhe bashkëpunim ndërkulturor, Kosova shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit përmes pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”, që u mbajt në Turqi. Përfaqësuesja nga Kosova, znj. Arta Haziri Nuhiu, mori pjesë si anëtare e panelit të jurisë, duke dhënë kontribut të […]

Një natë e rrallë në Paris.Në qendrën e njohur Pompidou, më 25 tetor, Thomas Bangalter, një nga themeluesit e grupit legjendar Daft Punk, u rikthye pas 16 vitesh me një DJ set përkrah Fred Again.., një nga artistët më të kërkuar të momentit. Për herë të parë pas 24 vitesh, ai performoi pa helmetën e […]

Prej 23 deri më 25 tetor, në qytetin Ragusa të Italisë, u zhvillua edicioni jubilar i Hybla Music Contest – Concorso Internazionale di Canto, një festival i njohur ndërkombëtar që këtë vit grumbulloi artistë nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zelanda e Re, Malta, Estonia, Spanja dhe Italia. Festivali ishte i ndarë në […]

Nga Gjilani në Çikago – rrugëtimi i Anila Aliut po shndërrohet në një histori frymëzimi për talentin shqiptar në botën e muzikës klasike. Pianistja 25-vjeçare ka triumfuar në garën prestigjioze “CCPA Concerto Competition” të Chicago College of Performing Arts, duke fituar vendin e parë mes pianistëve të rinj nga e gjithë bota. E lindur më […]

Peja Jazz rikthehet me edicionin e gjashtë, duke bashkuar edhe një herë komunitetin e dashamirëve të muzikës jazz. Festivali zhvillohet gjatë katër mbrëmjeve me performanca nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që sjellin nuancat e ndryshme të këtij zhanri të pasur dhe emocionues. Çka filloi si një iniciativë spontane për të bashkuar njerëzit në kohëra izolimi […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!