Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!

Viti 2026 do të jetë një vit i artë për koleksionistët. Gjermania ka njoftuar 12 monedha të reja – nga 2 eurot përkujtimore e deri te prerjet 100-euro të arta. Disa prej tyre pritet të hyjnë edhe në qarkullim, duke i kthyer portofolat e zakonshëm në thesare të padukshme. Dy monedhat e reja dy-eurosh, “Konrad […]

Filmi “Krejt e Thirrin Rexhën” me regji të Ibër Deari, me 5 dhjetor do të shfaqet për herë të parë para komunitetit shqiptar në Stamboll, duke shënuar një moment të rëndësishëm për afirmimin e kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë vendit. Ky film i gjatë ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe është vlerësuar me […]

Teatri i qytetit të Gjilanit, prej orës 20:00, hap dyert për publikun me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, një vepër nga Jeton Neziraj në regji të Agon Myftarit. Ky produksion i Teatrit Adriana në Ferizaj ofron një udhëtim krejt ndryshe në botën e artit dhe kulturës tonë, duke sjellë një satirë të guximshme, qesharake […]

Skena e talent show-it “We Sing” në ATV u ndez mbrëmë nga interpretimi i jashtëzakonshëm i Ilda Nuhiut, e cila u shpall fituese e edicionit me performancën brilante të këngës “Adagio” nga Lara Fabian. Mes një gare të fortë dhe talentesh të shumta nga mbarë trevat shqiptare, Ilda arriti të spikaste me vokalin e saj […]

Pas jehonës së madhe që pati në Prishtinë, Baleti Kombëtar i Kosovës është gati të pushtojë skenat italiane me kantatën skenike “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro. Ky projekt monumentale, që bashkon fuqinë e Filharmonisë së Kosovës dhe Operës së Kosovës, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e jashtëzakonshme se si ndërthur muzikën korale me […]

Në Bavari, një nga qendrat më të njohura të artit skenik në Evropë, tenori shqiptar Granit Musliu ka shkruar një faqe të re në karrierën e tij. Ai u nderua me çmimin prestigjioz Kunstförderpreis 2025 në kategorinë e Artit Skenik, një nga vlerësimet më të rëndësishme që Ministria e Kulturës e Bavarisë jep për artistët […]

Në rrugët e Ferizajt, aty ku zakonisht fëmijët nxitohen për në shkollë ose ndalen për të blerë ndonjë ushqim të shpejtë, tre nxënës të mërkurën e gjetën veten përballë një situate të pazakontë: një portofol i rënë në tokë, me brenda mbi 600 euro. Por në vend që të tundoheshin, ata zgjodhën rrugën që mësohet […]

Në selinë e NATO-s në Bruksel, aty ku merren vendimet që përcaktojnë sigurinë e një aleance prej 32 shtetesh, këtë javë u zhvilluan mbledhjet më të rëndësishme të inteligjencës civile dhe ushtarake. Në krye të tavolinës, mes drejtuesve të shërbimeve më të fuqishme të botës, ishte një emër shqiptar: Vlora Hyseni, Shefja e Shërbimit Informativ […]

Në kthim nga një vizitë disa-ditore në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka ndarë një moment surprizues dhe krejt personal me ndjekësit e tij. Brenda avionit qeveritar, mes dosjeve diplomatike dhe ritmit të punës, ai ngriti telefonin dhe tregoi një tjetër anë të vetes: atë të […]

Në Berlin, larg Kosovës por me zemrën të ngulitur në të, katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbyllën një kapitull që do të mbetet i shkruar gjatë në historinë e tyre personale dhe në rrugëtimin e FSK-së. Mes tyre, edhe Fatlum Agushi nga Zhegra e Gjilanit – një emër i thjeshtë për shumëkënd, […]

Këtë fundvit, Frostea vjen sërish për t’i dhuruar konsumatorëve të saj një eksperiencë të veçantë freskie dhe shijeje. Si një pije vendore e përkushtuar ndaj cilësisë dhe inovacionit, Frostea ofron shijet e njohura Pjeshke dhe Fruta Mali, ndërkohë që risitë e shijes do të vazhdojnë të surprizojnë edhe në vitin e ardhshëm. Qëllimi ynë është […]

ASTORIA Luxury & Spa Hotel ka lansuar ofertën e saj më të veçantë për datën 28 Nëntor, duke e kthyer Ditën e Flamurit në një eksperiencë të plotë relaksi, shijeje dhe atmosfere festive. Astoria sjell një pako ekskluzive që kombinon akomodimin luksoz, gastronominë e rafinuar dhe argëtimin elegant, një përjetim i krijuar për ata që […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka befasuar publikun me një deklaratë të sinqertë dhe plot humor për lidhjen e tij me muzikën e Dua Lipës. Në një video të xhiruar brenda avionit qeveritar, gjatë kthimit nga turneu diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Wadephul shfaq telefonin e tij dhe tregon […]

Në Gjilan ka nisur entuziazmi i madh për një nga përballjet më të rëndësishme shqiptare në arenën evropiane. Drita dhe Shkëndija do të takohen në fazën e UEFA Conference League, dhe që sot ka filluar zyrtarisht shitja online e biletave për ndeshjen që pritet të kthehet në një festë të futbollit shqiptar. Klubi ka bërë […]

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundimin e votimit për European Festival Awards, ku Sunny Hill Festival është i nominuar në kategorinë e Festivaleve të Mesme, një prej çmimeve më prestigjioze në industrinë muzikore evropiane. Kjo garë e rëndësishme i jep festivalit edhe një mundësi tjetër për të forcuar ndikimin dhe praninë e […]

Është zyrtare: kënga e dashur e Krishtlindjeve, All I Want for Christmas Is You e Mariah Carey, rikthehet në Billboard Hot 100 më herët se kurrë. Për javën e 15 nëntorit, kënga u rendit në vendin e 31-të, duke shënuar një rikthim rekord për këtë klasik festiv. Për herë të parë, rikthimi i saj në […]

Në Muzeun e Bankës së Shqipërisë është krijuar një atmosferë e veçantë këto ditë, pasi institucioni ka nxjerrë në shitje një thesar të rrallë: monedhën përkujtimore të 100-vjetorit të tij. Vetëm 500 copë janë prodhuar, duke e kthyer këtë monedhë në një objekt që koleksionistët e vërtetë nuk duan ta humbasin. Erinda Çaushi nga sektori […]

Në Gjilan, atmosfera ka mbetur ende e ndezur nga suksesi i madh i sezonit të kaluar, dhe klubi kampion Drita ka vendosur ta shpërblejë këtë histori triumfale në mënyrën më bujare të mundshme. Plot 700 mijë euro janë ndarë për futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin drejt titullit, duke e […]

Trailer-i i shkurtër i filmit biografik “MICHAEL”, dedikuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka arritur një sukses historik në ditët e para të publikimit. Brenda vetëm 24 orëve, trailer-i ka regjistruar 116.2 milionë shikime, duke u bërë trailer-i më i parë në shikime në historinë e biografive muzikore. Ky projekt ka tërhequr vëmendjen globale falë […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se administrata e tij do të përshpejtojë procesin e dhënies së vizave për vizitorët e huaj që kanë bileta për ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit 2026. Ky turne do të zhvillohet në 11 qytete amerikane, ndërsa në organizim marrin pjesë edhe Meksika dhe […]
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!