GEG.FM
Po lidhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se administrata e tij do të përshpejtojë procesin e dhënies së vizave për vizitorët e huaj që kanë bileta për ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit 2026. Ky turne do të zhvillohet në 11 qytete amerikane, ndërsa në organizim marrin pjesë edhe Meksika dhe Kanadaja.
Sipas Trump, do të krijohet një sistem i posaçëm planifikimi të intervistave të vizave, duke u dhënë përparësi tifozëve që planifikojnë të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet që luhen nga 11 qershori deri më 19 korrik të vitit të ardhshëm. Qëllimi është që aplikantët me bileta të futbollit të kenë një proces më të shpejtë dhe më të lehtë të pajisjes me vizë.
Duke folur nga Zyra Ovale, presidenti Donald Trump theksoi se institucionet federale po punojnë që tifozët ndërkombëtarë të futbollit “të kontrollohen siç duhet dhe të hyjnë lehtësisht në SHBA”. Ai shtoi se koha e pritjes për shumicën e vendeve tashmë është ulur në më pak se 60 ditë, falë shtimit të stafit konsullor dhe rritjes së kapaciteteve të shërbimit.
Administrata synon që vizitorët e Botërorit të mos përballen me vonesa të gjata, duke qenë se turneu pritet të sjellë një fluks shumë të madh tifozësh nga mbarë bota.
Trump vlerësoi se Kampionati Botëror i Futbollit 2026 mund të gjenerojë rreth 30 miliardë dollarë të ardhura për ekonominë amerikane dhe të krijojë afërsisht 200 mijë vende pune në sektorë të ndryshëm, përfshirë turizmin, shërbimet, teknologjinë dhe sigurinë.
Sipas tij, turneu është “një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike për vendin” dhe SHBA po përgatitet të mirëpresë një numër të paprecedentë vizitorësh.
Redaksia Geg FM Radio18 nëntor 2025


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]