Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe klubet e Albi Mall Superligës i janë bashkuar fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke dhënë mbështetjen e tyre për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave. Në një postim në Facebook, FFK thekson:“Mos ta quajmë xhelozi, zemërim, nervozë […]

Një studim i fundit i publikuar në Frontiers in Psychology zbulon se burrat shprehin emocionet e tyre më fuqishëm kur lidhen me sporte, si futbolli, sesa në situata të tjera emocionale personale. Sipas hulumtimit, ata mund të qajnë deri katër herë më shumë për një ndeshje të rëndësishme sesa për çështje intime, si dashuria apo […]

Qielli i hemisferës veriore do të ndriçohet më 4 dhjetor nga Hëna e Plotë e fundit e vitit, e njohur ndryshe si “Hëna e Ftohtë”. Emri lidhet me ardhjen e netëve të gjata dhe të ftohta të dimrit, duke shënuar fillimin e sezonit më të ftohtë të vitit. Këtë herë, Hëna e Ftohtë do të […]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se po i afrohet më shumë se kurrë publikut shqiptar. Në faqen MTV KS në rrjetet sociale është publikuar një video e re, ku Bebe shihet në studio duke regjistruar një këngë që dëgjohet qartë se i përket zhanrit electronic dance ritmike, energjike dhe tipike për stilin […]

Oxford University Press ka shpallur fjalën e vitit për 2025, duke zgjedhur termiN “rage bait”. Ky koncept përshkruan përmbajtjen online që krijohet me qëllim për të provokuar, irrituar ose nxehur përdoruesit, në mënyrë që ata të klikojnë më shumë dhe të angazhohen me postimet. Sipas të dhënave të Oxford Languages, përdorimi i termit “rage bait” […]

Një studim i ri sjell vëmendjen tek fenomeni emocional që po preket gjithnjë e më shpesh në shoqëritë moderne. Kerofobia, e përshkruar si frika se përjetimi i lumturisë do të pasohet nga diçka e keqe, po njihet gjithnjë e më shumë nga specialistët e shëndetit mendor. Edhe pse nuk konsiderohet një çrregullim zyrtar, studiuesit theksojnë […]

Sheqerkat e tharta po tërheqin vëmendjen e ekspertëve si një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të qetësuar mendjen gjatë një sulmi paniku. Shija e saj intensive vepron si një shpërqendrim i fuqishëm sensorik, duke kthyer fokusin e trurit nga mendimet mbingarkuese tek ndjesia e mprehtë e thartësisë. Ky efekt shpërqendrues ndihmon personin të […]

Një histori e jashtëzakonshme akademike po bën xhiron e botës. Në moshën vetëm 15-vjeçare, Laurent Simons nga Belgjika ka arritur një sukses që shumë të rritur mund të ëndërrojnë: mbrojtjen e tezës doktorale në Universitetin e Anversit në nëntor 2025. Ky arritje e bën atë një nga njerëzit më të rinj në histori që mbajnë […]

Më 1 dhjetor 1955, në rrugët e zakonshme të Montgomeryt, Alabama, ndodhi një akt i vogël, por me jehonë të madhe. Rosa Parks, një grua e qetë dhe punëtore, refuzoi të ngrihej nga vendi i saj në autobus, duke mos pranuar t’i bindet ligjeve diskriminuese që e detyronin ta lëshonte ulësen për një të bardhë. […]

Duket e pabesueshme për shumë shtete evropiane, por në Monaco përdorimi i rripit të sigurimit në vetura nuk është i detyrueshëm me ligj. Edhe pse kufiri i shpejtësisë në rrugët e qytetit është vetëm 50 km/h, ligji nuk kërkon që shoferët apo pasagjerët të vendosin rripin gjatë udhëtimit. Çështja e rripave të sigurimit ka rifituar […]

Baleti Kombëtar i Kosovës ka shënuar një prej paraqitjeve më të rëndësishme në historinë e tij, duke debutuar me sukses në teatrin prestigjioz “Malibran” të Venecias, në kuadër të festivalit “Venezia in Danza”. Trupa kosovare u ngjit në skenën e këtij teatri të shekullit XVII me baletin “Carmina Burana”, ndërthurje madhështore mes muzikës së Carl […]

Sporti kosovar ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme. Karateisti i ri, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro të Egjiptit, duke hyrë në historinë e sportit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka bërë të ditur se Selmani është […]

Në Staten Island të Nju Jorkut është inauguruar zyrtarisht rruga që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletini, një akt simbolik që vulos respektin e diasporës shqiptare dhe institucioneve amerikane për figurën e tij historike. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, me pjesëmarrjen e Policisë së Nju Jorkut, dhe me intonimin e himnit […]

Festat e fundvitit në Prishtinë këtë vit fillojnë kuq e zi! Tradicionalisht i njohur për atmosferën festive dhe aktivitetet e shumta kulturore, organizimi “Verë n’Dimër” nis më 28 Nëntor, duke përkujtuar Festën e Flamurit dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Hapja e këtij edicioni festiv do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej, ku skena do të […]

Në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti […]

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e premtja, më 28 Nëntor, do të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës publike, me rastin e Festës së 28 Nëntorit. Kjo festë shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shënohet në të gjithë vendin me aktivitete kulturore dhe ceremoni tradicionale. Për Kosovën, 28 […]

Sot, më 28 Nëntor 2025, qyteti i Gjilanit është mbushur me ngjyrat kuq e zi, muzikë dhe traditë, duke shënuar Festën e Flamurit dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me aktivitete të veçanta të organizuara nga Komuna e Gjilanit. Panairi Tradicional “Forco Traditën” – Prej orës 10:00Në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, sot prej […]

Statistikat tregojnë se emrat kombëtarë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit në Kosovë Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, Kosova e dëshmon edhe një herë se lidhjet kulturore e historike me Shqipërinë nuk janë vetëm simbolike – ato janë pjesë e përditshmërisë. Kjo shpaloset qartë në emrat që prindërit kosovarë […]

Stadiumi “Fadil Vokrri” u vesh me atmosferë feste në prag të 28 Nëntorit, por në fushë buzëqeshja më e madhe i takoi kampiones së Kosovës, Dritës së Gjilanit. Përballë Shkëndijës së Tetovës, në një duel historik mes dy prej skuadrave më të rëndësishme shqiptare, Drita arriti një fitore të madhe me rezultat minimal 1:0, në […]

Festivali i Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit” – Edicioni II po vazhdon të sjellë përvojë të jashtëzakonshme kulturore dhe muzikore për publikun e Kosovës. Sonte, më 27 nëntor, nga ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, do të mbahet një koncert special i muzikës Arvanite dhe Arbëreshe, ku do të performojnë artistet […]
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!