Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!

Sot, në Ditën Botërore të Bankave, është koha të ndalemi dhe të reflektojmë mbi një sistem që ka formësuar ekonomitë dhe jetën tonë të përditshme: bankat. Një udhëtim në historinë e tyre na çon qindra e mijëra vjet mbrapa, ku idetë e depozitimit, huadhënies dhe kursimeve kanë lindur në mënyra surprizuese dhe kreative. Historia e […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kosova zë vendin e 41-të në listën “Fair Play” të UEFA-s, një tregues i përkushtimit, disiplinës dhe frymës sportive në futbollin kosovar. Përmes një postimi në Facebook, FFK thekson se ekipet kombëtare dhe klubet janë të përkushtuara për respekt, lojë të pastër dhe sportivitet – vlera […]

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka shtuar edhe një datë tjetër për koncertin e saj “Supernova”. Këngëtarja njoftoi se koncerti do të mbahet për dy net radhazi në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, më 25 dhe 26 dhjetor për shkak të kërkesave të larta. Biletat për natën e dytë tashmë kanë dalë në shitje […]

Shumë njerëz duken natyrshëm më të rinj se mosha e tyre kronologjike, një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe profesionistëve të shëndetit. Ky fenomen njihet me termin neanimorfik, i cili përdoret për të përshkruar individët që shfaqin tipare fizike më të reja sesa të tilla që i korrespondojnë moshës së tyre reale. Sipas […]

Galeria e Arteve “Galeria 17” në Prishtinë hap dyert më 9 dhjetor 2025, në orën 18:00, për një nga ekspozitat më të thella dhe reflektuese të Pop-up Art Week 2025: “MOHUAR”. Ky projekt multimedial sjell për herë të parë në fokus rrëfimet personale të katër grave nga Kosova, të cilave iu mohua e drejta e […]

Premiera e filmit më të ri të sagës “Avatar” ka ndezur tapetin e kuq me një atmosferë spektakolare, duke sjellë rikthimin e regjisorit të famshëm James Cameron dhe energjinë e një kapitulli të ri të universit Pandora. Filmi mban titullin “Avatar: Zjarr dhe Hi” dhe prezanton një fis të ri, Ash People – njerëzit e […]

Prej vitesh qarkullon ideja se një gotë verë gjatë vaktit i bën mirë zemrës. Por ekspertët janë të qartë: vera nuk është ilaç dhe miti shpesh është keqinterpretuar. Dr. Oliver Guttmann, kardiolog në spitalin Wellington në Londër, e përmbledh shkurt:“Njerëzit s’duhet të mendojnë se pirja e verës është e mirë për shëndetin.” Ai thekson se […]

Inteligjenca artificiale ka marrë vëmendjen e botës pasi ka triumfuar ndaj një grupi mjekësh kinezë në një sfidë diagnostikimi të transmetuar drejtpërdrejt në Shanghai. Demonstrimi është zhvilluar në Konferencën Mjekësore të AI-së Pujiang, në edicionin e parë të “Shanghai Medical AI Skills Competition”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për mjekësinë moderne. Sfida: Mjekët nën […]

Kori i grave “Muza” po përgatitet për një koncert të veçantë dhe emocionues, kushtuar grave që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në historinë dhe traditën muzikore shqiptare. Në përbërje me 35 anëtare dhe me dirigjente Albina Jakupi, kori do të prezantojë repertorin e veçantë artistik ‘Divat e Muzikës Shqipe’, duke nderuar gratë që, me talentin […]

Filmi i shumëvlerësuar “Krejt e Thirrin Rexhën”, me regji të Iber Dearit, vjen për herë të parë para publikut gjilanas më 25 dhjetor, në Teatrin e Qytetit, duke nisur nga ora 20:00. Ky prodhim kinematografik, i shpërblyer në disa prej festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare, sjell një histori që ndërthur dramën me elemente të lehta komike, […]

Muaji i dhjetorit sjell një program të pasur dhe të larmishëm në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke ofruar një mënyrë të ngrohtë dhe festive për të mbyllur vitin me art dhe humor. Në repertorin e këtij muaji, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të teatrove mysafire nga Prishtina, Shkupi, Presheva, produksione të […]

Sot, e mërkurë, më 3 dhjetor, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyert për shfaqjen / komedinë mysafire “Bouncers”, nën regjinë e Kastriot Saqipit. Vepra sjell për publikun një pasqyrë satirike të jetës urbane të natës përmes syve të katër rojeve të sigurisë – Eric, Judd, Les dhe Ralph – të cilët punojnë në […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për të dorëzuar listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Dorëzimi i aplikimeve bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://apliko.kqz-ks.org Për informacion […]

Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe anëtarët e Kuvendit Komunal nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procesi i formimit të institucioneve lokale hyn në fazën finale. Kryetari i zgjedhur, Alban Hyseni, ka ftuar këshilltarët e rinj komunalë të marrin pjesë në seancën inauguruese, ku do të zhvillohet ceremonia […]

Kuvendi i Komunës së Kamenicës ka mbajtur sot mbledhjen inauguruese, duke u konstituuar si institucioni më i lartë i qeverisjes lokale, i dalë nga Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025. Me këtë seancë ka nisur zyrtarisht puna e Legjislaturës së Tetë. Mbledhja u udhëhoq nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Sejdi Kurteshi, i cili […]

Në Gjilan u mbajt një tryezë diskutimi me temën “Rëndësia e orientimit në karrierë për të rinjtë e Gjilanit”, ku morën pjesë studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, përfaqësues të institucioneve lokale, bizneseve dhe palëve të tjera të interesit. Ngjarja u organizua nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit YEEP 2, […]

Në fushat e nxehta të Houston Dynamo-s është rritur një djalosh që sot po bën bujë përtej oqeanit. Mattheo Dimareli, 16 vjeç, me baba shqiptar dhe nënë meksikane, po rritet si një nga talentet më intriguese të futbollit të të rinjve. Që fëmijë, shpejtësia e tij e rrufeshme dhe teknika që rrallë shihet në atë […]

Punimet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan po shkojnë drejt përfundimit, ndërsa asfaltimi, vendosja e ndriçimit dhe ndërtimi i trotuareve të reja po i japin zonës një pamje krejt tjetër. Makinat e punës dhe ekipet teknike po punojnë me ritëm të shpejtë për ta përmbyllur projektin sa më shpejt. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban […]

Filmi i regjisores Parta Kelmendi, “Era”, do të shfaqet premierë në Maqedoninë e Veriut më 4 dhjetor 2025, në Qendrën Kulturore të Rinisë – Kino Frosina, duke filluar nga ora 20:00. Shtëpitë filmike List Production dhe TV21 e paraqesin filmin si një rrëfim për guximin, dashurinë dhe kujtesën, si dhe si një film që flet […]

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve që do të konkurrojnë në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës. Organizatorët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se gjithçka është gati për nisjen e garës, ndërsa publiku tashmë mund të njohë krijimet që do të shoqërojnë këtë […]
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!