GEG.FM
Po lidhet…

Muaji i dhjetorit sjell një program të pasur dhe të larmishëm në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke ofruar një mënyrë të ngrohtë dhe festive për të mbyllur vitin me art dhe humor.
Në repertorin e këtij muaji, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të teatrove mysafire nga Prishtina, Shkupi, Presheva, produksione të punuara në vet Teatrin e Qytetit, si dhe filmi “Krejt e Thirrin Rexhën”. Muaji mbyllet me Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme dhe Stand Up Comedy Festival, duke sjellë buzëqeshje dhe energji pozitive për të gjithë spektatorët.
Programi nis sonte me shfaqjen mysafire nga Prishtina, komedia satirike “Bouncers”, dhe vazhdon me “Të Resh apo të mos Resh”, shfaqje mysafire nga Shkupi me regji nga Shkumbin Istrefi. Pas kësaj, repertori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit ofron produksione të veçanta si: “Jam unë ajo”, “Njeriu prej jastëku”, “Djali” dhe “God Bless America”.
Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme më 22 dhe 23 dhjetor dhe Stand Up Comedy Festival më 26 dhe 27 dhjetor do të mbyllin vitin me emocione, humor dhe atmosferë pozitive për të gjithë spektatorët.
Teatri ju fton të zgjidhni shfaqjet tuaja të preferuara dhe të përjetoni atmosferën e magjishme të fundvitit, në një skenë ku publiku është gjithmonë pjesa më e rëndësishme.
Biletat mund të rezervohen në numrin 045 222 525 ose direkt në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Ju mirëpresim për një dhjetor plot art, humor dhe emocione!
Redaksia Geg FM Radio3 dhjetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]