GEG.FM
Po lidhet…

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve që do të konkurrojnë në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës.
Organizatorët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se gjithçka është gati për nisjen e garës, ndërsa publiku tashmë mund të njohë krijimet që do të shoqërojnë këtë fundvit.
Këngët pritet të bëhen një refren i përditshëm për fansat, të cilët mezi presin të dëgjojnë performancat e artistëve të tyre të preferuar.
Ky edicion sjell një miks interesant të rikthimeve të njohura, debutimeve dhe surprizave të reja, duke ndezur atmosferën për katër netët e Festivalit, që do të zhvillohen nga 17 deri më 20 dhjetor.
17 dhe 18 dhjetor: dy netët konkurruese ku artistët do të shfaqin performancat e tyre më të mira.
19 dhjetor: nata e tretë, e dedikuar traditës dhe nostalgjisë muzikore.
20 dhjetor: nata finale, kur do të shpallet fituesi i Fest 64, i cili gjithashtu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2026 në Vjenë të Austrisë.
Publikimi i këngëve shënon fillimin zyrtar të garës muzikore më të rëndësishme të vitit, duke premtuar emocione, energji dhe performanca të jashtëzakonshme. Të gjithë sytë janë nga RTSH, ku publiku mund të ndjekë dhe të zgjedh favoritët e tyre.
Lista e plotë e konkurrentëve:
2 FARM, ALIS, EGZON PIRECI, ENDRI KAÇAÇI, ENXHI NASUFI, ERAND SOJLI, ERIK LLOSHI, EVI REÇI, FIFI & TIRI GJOCI, FRENSI, GERTA MAHMUTAJ, GHITI, GRESA GJOCERA & BLEDI KASO, INIS NEZIRI, KAMELA ISLAMAJ, KIMI, KLEANSA SUSAJ, LORENC HASRAMA, LUNA ÇAUSHOLLI, MALVINA LIKAJ, REZARTA SMAJA, RIGERSA LOKA, SARA KAPO, SAVJANA VJERDHA, SHEILA, SIHANA HAXHNIKAJ, THREEX, VEDAT ADEMI.
Redaksia Geg FM Radio2 dhjetor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]