GEG.FM
Po lidhet…

Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe anëtarët e Kuvendit Komunal nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procesi i formimit të institucioneve lokale hyn në fazën finale.
Kryetari i zgjedhur, Alban Hyseni, ka ftuar këshilltarët e rinj komunalë të marrin pjesë në seancën inauguruese, ku do të zhvillohet ceremonia e betimit.
Konstituimi i Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet më 10 dhjetor 2025, me fillim nga ora 10:00, në hapësirat e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.
Në këtë seancë solemne, të gjithë anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Komunale, së bashku me kryetarin e Komunës, do të japin betimin për ushtrimin e detyrave me përgjegjësi, integritet dhe në përputhje me ligjin.
Seanca inauguruese do të drejtohet nga anëtari më i vjetër i Asamblesë, Isa Agushi, i cili do të hapë mbledhjen, do të verifikojë mandatet e këshilltarëve dhe do ta udhëheqë procesin e dhënies së betimit.
Me përfundimin e ceremonisë, Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe kryetari Alban Hyseni nisin zyrtarisht ushtrimin e përgjegjësive për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Seanca shënon hapin e parë formal drejt funksionalizimit të plotë të institucioneve lokale dhe fillimit të punës së tyre në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.
Ky konstituim shënon një moment të rëndësishëm për komunën, duke hapur rrugë për bashkëpunim institucional dhe agjendë të re të qeverisjes vendore.
Redaksia Geg FM Radio3 dhjetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]