GEG.FM
Po lidhet…

Stadiumi “Fadil Vokrri” u vesh me atmosferë feste në prag të 28 Nëntorit, por në fushë buzëqeshja më e madhe i takoi kampiones së Kosovës, Dritës së Gjilanit. Përballë Shkëndijës së Tetovës, në një duel historik mes dy prej skuadrave më të rëndësishme shqiptare, Drita arriti një fitore të madhe me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Goli i artë i Manajt
Fitoren e vendosi Arb Manaj, i cili në minutën e 20-të përfitoi nga një top i rikthyer në zonë dhe me qetësi shënoi golin që vulosi ndeshjen. Sulmuesi gjilanas, i rikthyer pas një pauze prej një muaji, i dha Dritës avantazhin që më pas skuadra e mbrojti me disiplinë dhe vendosmëri.
Ndeshja, e fortë dhe e tensionuar deri në minutat e fundit, u pasurua edhe me raste të tjera. Shkëndija rrezikoi në pjesën e dytë me një traversë spektakolare nga Liridon Latifi dhe një gjuajtje të fuqishme të Besart Ibraimit, por pa arritur të gjenin rrugën e golit.
Atmosferë elektrizuese në tribuna
Rreth 8 mijë tifozë krijuan një skenografi të jashtëzakonshme. “Intelektualët” dhe “Ballistët” e ndezën stadiumin me koreografi, këngë, dhe mesazhe me motive kombëtare, duke e kthyer këtë duel në një festë të dyanshme shqiptare. Në fushë, ndërkaq, u zhvillua një betejë sportive dinjitoze mes dy klubeve që përfaqësojnë me krenari futbollin shqiptar.
Ramadani: Tri pikë me peshë të madhe
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, u shpreh i kënaqur me fitoren, duke e cilësuar ndeshjen si historike.
“Ishte një takim me shumë emocion, për herë të parë dy ekipe shqiptare përballen në grupet evropiane. Tri pikët ishin primare, ndërsa spektakli ishte i tëri në tribuna. Përgëzime të dy tifozerive”, tha ai.
Ramadani vlerësoi lartë edhe Shkëndijën, duke shprehur dëshirën që ekipi tetovar të kalojë tutje bashkë me Dritën:
“Respekt për Shkëndijën. Do të ishte kënaqësi t’i shihnim të dy ekipet në fazën tjetër.”
Ai shtoi se beson fuqishëm që Drita mund ta përfundojë grupin pa humbje.
Manaj: Gol i veçantë në prag të festës kombëtare
Heroi i takimit, Arb Manaj, e përshkroi ndeshjen si të vështirë, por emocionuese:
“Isha jashtë fushës një muaj dhe zhvillova vetëm tri stërvitje para ndeshjes. Nuk e imagjinoja këtë skenar. Këtë gol ia dedikoj stafit mjekësor dhe e përjetova në mënyrë të veçantë, sidomos me 28 Nëntorin përpara.”
Ai tha se dha maksimumin dhe nënvizoi se Drita, me dy fitore e dy barazime, ka bërë një hap të madh drejt fazës eliminatore.
Drita synon kualifikimin, Shkëndija kërkon ringritjen
Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në 8 pikë dhe shikon me optimizëm drejt fazës së ardhshme. Shkëndija mbetet në kuotën e 4 pikëve dhe do të kërkojë të rikthehet në garë në dy ndeshjet e fundit.
Drita do të presë AZ Alkmaarin më 11 dhjetor në Prishtinë, ndërsa më 18 dhjetor udhëton drejt Spanjës për t’u përballur me Rayo Vallecanon.
Shkëndija, ndërkohë, pret Slovan Bratislavën në Shkup dhe mbyll grupin në udhëtim ndaj AEK Larnacas.
Një natë historike, një fitore me peshë dhe një hap tjetër i rëndësishëm për futbollin shqiptar në arenën evropiane.
Redaksia Geg FM Radio28 nëntor 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të