Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Sot, më 10 mars, në shumë vende të botës shënohet Dita Botërore e Gajdes (World Bagpipe Day) – një ditë e dedikuar një prej instrumenteve më të vjetra dhe më karakteristike të muzikës tradicionale. Kjo ditë u krijua në vitin 2012 nga Bagpipe Society, me qëllim që të festohet dhe të promovohet trashëgimia e gajdes […]

Platforma e njohur e transmetimit muzikor Apple Music ka njoftuar një hap të ri drejt transparencës në industrinë muzikore, duke vendosur rregulla të reja për përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale. Sipas njoftimit të fundit, çdo material që publikohet në platformë duhet të tregojë qartë nëse gjatë krijimit të tij është përdorur inteligjenca artificiale (AI). […]

Kinematografia kosovare ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare. Filmi “Pesë stinët e fëmijërisë sime”, me regji të Besim Ugzmajlit, është shpërblyer me çmimin Dokumentari më i Mirë në edicionin e 13-të të West Nordic International Film Festival, që u mbajt më 9 mars në qytetin Ålesund të Norvegjisë. West Nordic International Film Festival […]

Edhe pak ditë dhe një nga netët më të rëndësishme të muzikës pop do të rikthehet në skenë. iHeartRadio Music Awards 2026 do të zhvillohet më 27 mars në Dolby Theatre në Los Angeles, duke mbledhur në një mbrëmje të vetme artistët dhe hitet që kanë dominuar radion dhe streaming gjatë vitit të kaluar. Kjo […]

Edhe 5 ditë na ndajnë nga ceremonia më e madhe kinematografike në botë, ndarja e çmimeve Oscars 2026, e cila këtë vit shënon edicioni e 98-të të Academy Awards. Ceremonia do të mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Hollywood, aty ku çdo vit mblidhen emrat më të mëdhenj të industrisë së filmit për […]

“Peaky Blinders: The Immortal Man” është filmi i shumëpritur që vazhdon historinë e serialit legjendar britanik Peaky Blinders. Filmi do të publikohet në Netflix më 20 mars 2026, pas një premiere të shkurtër në kinema më 6 mars. Ky projekt është vazhdimi dhe epilogu i serialit që u transmetua nga 2013 deri në 2022. Historia […]

Ka diçka të veçantë te momentet kur nisemi për një udhëtim të vogël me makinë me një person që e kemi për zemër. Muzika në sfond, rruga përpara dhe bisedat që lindin pa plan. Edhe nëse destinacioni nuk është i largët, përvoja shpesh mbetet gjatë në kujtesë. Studime të ndryshme në fushën e psikologjisë së […]

Çdo vit, 9 marsi shënon një datë të veçantë për kulturën pop dhe industrinë e lodrave: Ditën e Barbie. Pikërisht më 9 mars 1959, në panairin ndërkombëtar të lodrave në New York, kompania Mattel prezantoi për herë të parë kukullën që do të ndryshonte mënyrën se si fëmijët luanin dhe imagjinonin të ardhmen e tyre. […]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2026 në Nepal, një emër i ri dhe i pazakontë për politikën e vendit doli në krye të rezultatit: Balendra Shah, i njohur gjerësisht si Balen. Në moshën vetëm 35 vjeç, ai pritet të bëhet një nga kryeministrat më të rinj në historinë e vendit, pas një fitoreje bindëse të […]

Kosova po përgatitet të mirëpresë edhe një herë energjinë dhe talentin e artistëve të rinj nga vende të ndryshme të botës. Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar “Rising Stars” kanë hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për edicionin e 9-të, duke ftuar këngëtarë dhe performues të rinj që të bëhen pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme […]

Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë ku familjet mblidhen rreth tryezës së iftarit për të ndarë momente të bukura së bashku. Në këto çaste, pijet freskuese dhe cilësore janë pjesë e rëndësishme e çdo tryeze. Royal Beverage ofron një gamë të gjerë pijesh me cilësi të lartë, të cilat janë zgjedhje ideale për […]

Sunny Hill Festival 2026 ka hapur zyrtarisht fazën e parë të biletave, duke nxjerrë në shitje kategorinë tradicionale “Believers”, të dedikuar për fansat që duan të jenë të parët që sigurojnë vendin e tyre në festival. Këto bileta njihen si vala e parë e festivalit dhe zakonisht ofrojnë çmimin më të favorshëm për të gjithë […]

Zvicra po përgatitet për një ndryshim të ri në një nga simbolet më të rëndësishme të ekonomisë së saj – banknotat kombëtare. Banka Kombëtare e Zvicrës, Schweizerische Nationalbank (SNB), ka prezantuar projektin fitues për serinë e dhjetë të banknotave, e cila pritet të hyjë në qarkullim jo më herët se viti 2031. Tema e kësaj […]

Universi i Game of Thrones mund të zgjerohet shumë shpejt edhe në kinematografi. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare të industrisë së filmit, një film i ri është në zhvillim në studion Warner Bros. dhe pritet të fokusohet në një nga ngjarjet më legjendare të historisë së Westeros – Aegon’s Conquest. Ky projekt synon të sjellë […]

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re “New Religion”, pjesë e albumit “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet dro më 12 qershor 2026. Kënga është publikuar si singli i tretë nga albumi, pas projekteve “I Like You Better Than Me” dhe “Çike Çike”, duke vazhduar prezantimin gradual të kësaj […]

Një skandal i pazakontë ka shpërthyer së fundmi në një festival të bukurisë së deveve në Oman, pasi kontrollet veterinare zbuluan se disa nga kafshët pjesëmarrëse kishin kaluar ndërhyrje kozmetike për të përmirësuar pamjen e tyre. Organizatorët njoftuan se 20 deve u skualifikuan nga gara, pasi ekspertët konstatuan përdorimin e procedurave estetike të ndaluara. Sipas […]

Në shumë evente të kompanive, çmimet më të mëdha zakonisht janë para në dorë, telefona të rinj apo pajisje elektronike. Por në një aktivitet të organizuar nga një kompani në Kinë, çmimi që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte as teknologji dhe as para, ishte koha larg punës. Gjatë një eventi të brendshëm të kompanisë, […]

Në një moment kur identiteti dhe autenticiteti po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në industrinë e muzikës, këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka vendosur të bëjë diçka shumë personale: të sjellë një pjesë të kulturës shqiptare në një nga këngët e saj më të reja. Në këngën “Çike Çike”, Rexha përdor një shprehje të njohur […]

Pas gati një dekade larg publikimeve të mëdha muzikore, këngëtarja botërore Rihanna duket se po përgatit rikthimin e shumëpritur në muzikë. Një video e fundit e publikuar nga artistja në rrjetet sociale ka ringjallur menjëherë spekulimet për albumin e ri, që fansat e quajnë prej kohësh “R9”. Në një video të shkurtër rreth 80 sekonda, […]

Për herë të parë, Kosova do të ketë një përfaqësim zyrtar në një nga festivalet ndërkombëtare të muzikës për talentet e reja në Evropë. Në edicionin e vitit 2026 të festivalit “Tallinn Voice”, që do të mbahet nga 1 deri më 3 maj në Tallinn të Estonisë, pjesë e panelit të jurisë do të jetë […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!