GEG.FM
Po lidhet…

Për herë të parë, Kosova do të ketë një përfaqësim zyrtar në një nga festivalet ndërkombëtare të muzikës për talentet e reja në Evropë.
Në edicionin e vitit 2026 të festivalit “Tallinn Voice”, që do të mbahet nga 1 deri më 3 maj në Tallinn të Estonisë, pjesë e panelit të jurisë do të jetë edhe drejtoresha e Organizatës Kulturore-Artistike “Mollekuqet”, Arta Haziri-Nuhiu.
Ky festival ndërkombëtar konsiderohet një nga platformat e rëndësishme për prezantimin e këngëtarëve dhe artistëve të rinj nga vende të ndryshme të botës. “Tallinn Voice” organizohet çdo vit në kryeqytetin estonez dhe mbledh producentë, pedagogë muzike, profesionistë të industrisë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore që vlerësojnë performancat e talenteve të rinj në skenën ndërkombëtare.
Ftesa për Arta Haziri-Nuhiu që të jetë pjesë e panelit të jurisë vjen si një vlerësim për punën e saj shumëvjeçare në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, veçanërisht përmes aktiviteteve dhe projekteve që organizata “Mollekuqet” ka zhvilluar për të mbështetur artistët e rinj.
Përveç rolit në juri, pjesëmarrja e delegacionit nga Kosova në këtë festival shënon edhe një hap të rëndësishëm në prezantimin e potencialit artistik të vendit në skenën evropiane. Për organizatorët dhe pjesëmarrësit, festivale të tilla janë jo vetëm gara muzikore, por edhe hapësira bashkëpunimi kulturor, shkëmbimi përvojash dhe krijimi lidhjesh të reja në industrinë e muzikës.
Për organizatën “Mollekuqet”, ky moment konsiderohet një arritje e rëndësishme, që forcon më tej misionin e saj për të promovuar talentet e reja dhe për ta bërë artin shqiptar pjesë të dialogut kulturor ndërkombëtar.

Redaksia Geg FM Radio5 mars 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]