Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Grande Mall në Gjilan ka nisur lojën më të madhe shpërblyese të pranverës që po na vjen. Nëse ju pëlqen shopping-u dhe dëshironi të fitoni shpërblime të vlefshme, kjo është mundësia ideale për ta shndërruar çdo blerje në një shans fitimi. Blej në Grande Mall, bëhu pjesë e lojës më të madhe shpërblyese dhe fito… […]

Në mbrëmjen e 46-të të BRIT Awards, të mbajtur më 28 shkurt 2026 në arenën Co-op Live në Manchester, një nga momentet më të përfolura të natës nuk ishte në programin zyrtar. Ishte hyrja surprizë e Dua Lipa që elektrizoi skenën dhe publikun. Gjatë performancës së Mark Ronson, i cili po interpretonte një medley të […]

Ceremonia e Brit Awards 2026, e cila u zhvillua më 28 shkurt në Co-op Live Arena të Manchesterit, shënoi një kapitull të ri në historinë e muzikës, jo vetëm për prestigjin e çmimeve, por edhe për performancat e paharrueshme, emocionet e forta dhe momentet kulturore që tërhoqën vëmendjen globale. Kjo ishte hera e parë që […]

Grupi legjendar rock U2 publikoi më 18 shkurt 2026 EP-në e tij të re me titull “Days of Ash”, një koleksion prej 6 këngësh që reflektojnë mbi çështje të thella sociale dhe politike të kohës sonë. Vokalisti i bendit, Bono, theksoi se këngët e këtij mini-albumi ishin “të etura për të dalë në botë”, duke […]

Kosova ka shënuar një tjetër sukses të madh në sportin ndërkombëtar. Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në edicionin e 77-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Turneu “Strandja” konsiderohet një nga garat më të forta të boksit amator ndërkombëtar, me pjesëmarrje të […]

Kosova ka arritur një nga sukseset më të mëdha në sportet ajrore. Pilotja Lisjeta Thaqi është renditur numër 1 në botë në kategorinë e femrave në paragllajd të precizionit (Paragliding Accuracy), duke vendosur emrin e Kosovës në krye të renditjes ndërkombëtare. Paragllajdi i precizionit është një disiplinë konkurruese ku pilotët synojnë të ulen sa më […]

Një tjetër sukses ndërkombëtar vjen për Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ekipi i studentëve arriti të renditet në mesin e tetë më të mirëve në Vis Pre Moot Madrid 2026, duke siguruar një vend në çerekfinale pas një performance të qëndrueshme dhe konkurruese. Gara u zhvillua nga 23 deri më 25 shkurt 2026 në […]

Pas javësh larg fushës, rikthimi i Granit Xhaka në formacionin startues të Sunderland AFC nuk është thjesht një lajm formacioni — është një moment që rikthen energjinë në skuadër. Mesfushori shqiptar, i njohur për karakterin dhe lidershipin e tij, është sërish gati të udhëheqë nga mesi i fushës. Pas një periudhe lëndimi, Xhaka e ka […]

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie duke këshilluar shtetasit amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Sipas njoftimit, për personelin e ambasadës janë ndaluar restorantet dhe lokalet Juvenilja, Kështjella Juvenilja, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club. Masa […]

Tommy Shelby rikthehet në ekranet e mëdha me filmin “The Immortal Man”. Sipas BBC, veprimi i filmit vendoset gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Birmingham-i goditet nga bombardimet gjermane. Përveç personazheve të njohur të serialit, në film shfaqen edhe fytyra të reja si Rebecca Ferguson, Tim Roth dhe Barry Keoghan, i cili luan djalin e […]

Në një zonë rurale pranë kufirit me Iranin, fshati Sualti i qytezës Baskale në provincën Van të Turqisë po përjeton një dimër të paparë. Grumbujt e dëborës kanë arritur disa metra lartësi, duke e bërë qasjen drejt qytezës një sfidë të vërtetë për banorët. Fshati i vogël me 80 shtëpi është i rrethuar nga male […]

Filharmonia e Kosovës ka bërë hapin e saj të parë në skenën ndërkombëtare të Varshavës, duke shënuar një debutim historik në Sallën e Madhe të Koncerteve të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin”. Nën dirigjimin e Edon Ramadani, Orkestra Harkore solli një program që kombinonte krijimtarinë bashkëkohore kosovare me veprat e njohura të muzikës polake, duke […]

Rita Ora, do të mbajë koncert në Ohër më 1 gusht 2026, në ambientet e Stadiumi Biljanini Izvori. Eventi është paralajmëruar si një nga netët më të mëdha muzikore të verës në rajon. Sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve, tashmë kanë dalë në shitje biletat “Super të Hershme” (Super Early Bird) me çmim prej 30 euro. […]

Kosova po shkëlqen në rajon kur vjen puna te siguria personale. Sipas raportit rajonal “SecuriMeter 2025” të publikuar nga Regional Cooperation Council, 64% e qytetarëve kosovarë ndihen të sigurt, duke e renditur vendin ndër vendet me perceptimin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës thekson se raporti […]

Një mesazh i fuqishëm nga legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka ndezur emocionet e fansave në Sanremo 2026. Përmes Instagramit të tij zyrtar, Celentano i ka dhënë një vlerësim maksimal artistit me origjinë shqiptare, Ermal Meta, duke e quajtur performancën e tij një triumf të padiskutueshëm. “Bravo Ermal! Kënga jote është shumë e bukur!!! […]

Në Lisbonë, përfaqësuesit e dy vendeve, Kosovës dhe Portugalisë, vendosën themelet e një partneriteti strategjik. Marrëveshja e parë zyrtare në fushën e turizmit mes Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Konfederatës së Turizmit të Portugalisë u nënshkrua nga presidentët Baki Hoti dhe Francisco Calheiros, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi. Në ceremoninë e nënshkrimit, […]

Prishtina po përgatitet për një natë të madhe elektronike: RAVE Production dhe SOSÉ Entertainment kanë konfirmuar ardhjen e Mahmut Orhan në një event Open Air, më 4 korrik 2026 (e shtunë), me fillim nga ora 21:00. I njohur për hitet që kanë qarkulluar fuqishëm në skenën globale si “Feel” dhe “6 Days”, Orhan ka ndërtuar […]

Optika Moda është një nga rrjetet më të mëdha të optikave në Evropë, me 18 pika në të gjithë Kosovën dhe mbi 15 vite përvojë si adresë e besueshme për kujdesin e syve. Në Optika Moda gjeni një përzgjedhje të pasur të syzeve të diellit, syzeve optike dhe thjerrave të kontaktit nga brendet më të […]

Learn Shqip (learn.shqip) është një platformë moderne që e sjell mësimin e shqipes në mënyrë të thjeshtë, të këndshme dhe super praktike. Përmes mësimeve të shkurtra, frazave të përditshme dhe këshillave për shqiptim, ajo nuk të mëson vetëm “si të flasësh”, por edhe si ta kuptosh kulturën shqiptare: zakonet, traditat, historinë dhe mënyrën si jetojmë. […]

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për lojën më të madhe shpërblyese të muajit shkurt nga Albi Mall – Vendi i Familjes. Shkurti po mbyllet, por emocioni i lojës shpërblyese “The Romantic Tour” nga Bruno Mars është ende këtu! Sot dhe nesër keni mundësinë të bëheni pjesë e lojës që mund t’ju dërgojë në Milano, […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!