GEG.FM
Po lidhet…

Ka raste kur problemi nuk është mungesa e parave, por mungesa e vendimeve. Pikërisht në një situatë të tillë ndodhet Kosova, e cila rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian nëse deri më 30 qershor nuk përmbush kushtet e vendosura nga Brukseli.
Ndërkohë që fondet janë paraparë dhe të rezervuara për vendin, një pjesë e reformave të kërkuara vazhdojnë të presin miratimin. Deri tani nuk janë përmbushur hapat e parë që lidhen me sundimin e ligjit, qeverisjen, zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.
Në teori, bëhet fjalë për reforma. Në praktikë, bëhet fjalë për ligje që duhej të kishin kaluar prej kohësh. Por ngërçi politik dhe mungesa e institucioneve plotësisht funksionale e kanë lënë procesin në vendnumëro. Dhe ndërsa debati politik vazhdon, kalendari i Bashkimit Evropian nuk duket se ka ndërmend të presë.
Ekspertët paralajmërojnë se humbja e këtyre mjeteve do të ndikonte drejtpërdrejt në ekonominë e vendit. E kjo mund të jetë vetëm pjesa e parë e faturës. Deri në fund të vitit, Kosova duhet të realizojë edhe 27 reforma të tjera. Nëse edhe ato mbeten pezull, në rrezik janë mbi 165 milionë euro shtesë.
Në total, Bashkimi Evropian ka planifikuar mbi 880 milionë euro grante dhe kredi për Kosovën deri në fund të vitit 2027. Paratë ekzistojnë. Afatet ekzistojnë. Edhe kushtet ekzistojnë. Pyetja që mbetet është nëse reformat do të arrijnë në finish para se fondet të largohen nga gara.
Redaksia Geg FM Radio24 qershor 2026


Kosova po përballet me një sfidë të madhe me qentë endacakë. Sipas Washington Post, mbi 50 mijë qen endacakë enden në rrugë dhe fshatra, ndërsa institucionet po kërkojnë zgjidhje afatgjata për menaxhimin e situatës.
