GEG.FM
Po lidhet…

Mesfushori me përvojë në futbollin rumun dhe shqiptar i bashkohet kampionëve të Kosovës në fazën përgatitore në Bansko
FC Drita ka vazhduar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e futbollistit belg William Baeten.
Mesfushori i ri i bardhekaltërve i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, ku Drita po përgatitet për sfidat që e presin në muajt e ardhshëm.
Baeten vjen pas një periudhe te Flamurtari i Vlorës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e klubeve rumune si FCSB dhe Universitatea Craiova. Me këtë lëvizje, Drita synon të shtojë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës para nisjes së sezonit të ri.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026
Lionel Messi shënoi dy herë ndaj Austrisë, arriti në 18 gola në Botëror dhe theu rekordin historik të Miroslav Kloses.

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]