GEG.FM
Po lidhet…
Messi thyen rekordin e Kloses dhe hyn në histori
Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Kapiteni i Argjentinës realizoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Austrisë në Dallas dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
Me këto dy realizime, Messi arriti në 18 gola në Botërorë, duke kaluar rekordin e mëparshëm të gjermanit Miroslav Klose, i cili kishte shënuar 16 gola. Rekordi i ri vjen vetëm pak ditë pasi argjentinasi kishte barazuar shifrën e Kloses në ndeshjen hapëse të Argjentinës në Botërorin 2026.
Ky është Botërori i gjashtë në karrierën e Messit, një tjetër rekord i veçantë për legjendën argjentinase. Ai shënoi golin e parë në Kupën e Botës në vitin 2006, ndërsa 20 vjet më vonë vazhdon të jetë vendimtar për kombëtaren e tij.
Fitorja ndaj Austrisë i siguroi Argjentinës kualifikimin në fazën eliminatore dhe konfirmoi edhe një herë rolin qendror të Messit në ekipin kampion të botës. Në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të shtojë kapituj të rinj në një karrierë që tashmë konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e futbollit.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026

FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit belg William Baeten, i cili i bashkohet skuadrës para nisjes së sezonit të ri.

Për herë të parë në Kosovë, një nga akademitë më të njohura të futbollit evropian, Villarreal CF, sjell një kamp zyrtar për të rinjtë, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin e talenteve vendore. Ky organizim, që do të mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 16 maj, përfaqëson një moment të rëndësishëm për […]

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare. Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi […]