GEG.FM
Po lidhet…

Mediumi amerikan Washington Post i ka kushtuar vëmendje problemit të qenve endacakë në Kosovë, duke theksuar se mbi 50 mijë prej tyre enden nëpër rrugë dhe fshatra.
Qentë endacakë janë bërë pjesë e përditshmërisë në shumë qytete dhe fshatra të Kosovës. Nga qendrat urbane deri te zonat rurale, mijëra qen lëvizin lirshëm, ndërsa institucionet vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta menaxhuar situatën.
Këtij problemi i ka kushtuar vëmendje edhe mediumi prestigjioz amerikan Washington Post. Sipas raportimit të tij, në Kosovë janë më shumë se 50 mijë qen endacakë që enden nëpër rrugë e fshatra, duke e bërë këtë një nga sfidat më të mëdha për autoritetet lokale.
Mediumi amerikan shkruan se institucionet po përpiqen të gjejnë zgjidhje afatgjata për kontrollin dhe trajtimin e qenve endacakë. Çështja vazhdon të ngjallë debat mes nevojës për siguri publike dhe kujdesit ndaj kafshëve.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026