GEG.FM
Po lidhet…

Nëse në fund të muajit të duket sikur paga të ka bërë "ghosting", nuk je i vetmi. Një analizë e publikuar nga TradingPedia e ka renditur Tiranën si kryeqytetin e dytë më pak të përballueshëm në Europë për sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Kujdes: kjo nuk do të thotë se Tirana është qyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë. Në shumë kryeqytete europiane çmimet janë dukshëm më të larta. Por analiza tregon se për banorët e Tiranës, pagat nuk po ecin me të njëjtin ritëm me koston e jetesës.
Sipas të dhënave të përdorura në studim, një familje me dy prindër që punojnë siguron rreth 1,520 euro të ardhura neto në muaj. Ndërkohë, shpenzimet bazë mujore për një familje me katër anëtarë vlerësohen në rreth 1,353 euro.
Me pak matematikë, rezulton se afërsisht 89% e të ardhurave shkojnë vetëm për të mbuluar nevojat e përditshme. Me fjalë të tjera, pasi paguhen ushqimet, faturat, transporti dhe shpenzimet e domosdoshme, hapësira për kursime mbetet shumë e kufizuar.
Në krye të renditjes ndodhet Lisbona, ndërsa Tirana vjen menjëherë pas saj. Ndërkohë, qytete si Shkupi, Beogradi, Podgorica dhe Sarajeva rezultojnë më të përballueshme për banorët e tyre, kryesisht falë raportit më të favorshëm mes pagave dhe kostos së jetesës.
Natyrisht, analiza nuk është një raport zyrtar i Bashkimit Europian apo i Eurostat-it, por një studim i realizuar nga TradingPedia, duke përdorur të dhëna nga platforma si Numbeo dhe Expatistan.
Megjithatë, mesazhi kryesor mbetet i qartë: në Tiranë sfida nuk është vetëm sa kushtojnë gjërat, por sa shpejt po zbrazet portofoli për t’i përballuar ato.
Dhe po, kjo është një nga ato statistika: "A po çuditesh?”
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026

Kosova po përballet me një sfidë të madhe me qentë endacakë. Sipas Washington Post, mbi 50 mijë qen endacakë enden në rrugë dhe fshatra, ndërsa institucionet po kërkojnë zgjidhje afatgjata për menaxhimin e situatës.
