GEG.FM
Po lidhet…
Kamenica hap konkurs për fotografi dhe video historike
Komuna e Kamenicës ka shpallur konkursin e fotografisë dhe videos "Kamenica ndër vite", një iniciativë që synon të mbledhë kujtime, pamje historike dhe rrëfime vizuale që tregojnë zhvillimin e qytetit dhe jetën e komunitetit ndër vite.
Konkursi organizohet në kuadër të festivalit veror "Kamenica Summer Fest" dhe është i hapur për të gjithë ata që posedojnë fotografi ose video që dokumentojnë Kamenicën e dikurshme dhe të sotme. Organizatorët inkurajojnë pjesëmarrësit të sjellin materiale që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore e historike, bukuritë natyrore, jetën në qytet dhe fshatra, si dhe traditat dhe ngjarjet që kanë shënuar komunitetin ndër vite.
Përmes këtij konkursi synohet jo vetëm promovimi i vlerave të Kamenicës, por edhe ruajtja e kujtesës kolektive të qytetit. Materialet e përzgjedhura pritet të bëhen pjesë e ekspozitës së "Kamenica Summer Fest", duke krijuar një urë mes brezave përmes fotografive dhe videove që tregojnë historinë lokale.
Për fituesit janë paraparë tre çmime: vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 300 euro dhe vendi i tretë 200 euro. Afati për dorëzimin e punimeve është deri më 10 korrik 2026, ndërsa aplikimet mund të dërgohen në adresën elektronike info.kamenica@rks-gov.net ose të dorëzohen fizikisht në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.
Redaksia Geg FM Radio24 qershor 2026

Nga 25 deri më 29 qershor, Gjilani mirëpret edicionin e 9-të të festivalit ndërkombëtar “Rising Stars”, ku artistë të rinj nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës do të sjellin talentin e tyre në një festë të muzikës dhe kulturës

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve natyrore më të njohura dhe më të vizituara në Kosovë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” po bashkëpunojnë për organizimin e konferencës shkencore “Flaka e Janarit”, që trajton periudhën 1980–1999.