GEG.FM
Po lidhet…

Bashkëpunim institucional për trajtimin shkencor të periudhës 1980–1999 dhe kujtesës kombëtare
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë po koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e Janarit: sakrifica, rezistenca dhe kujtesa kombëtare (1980–1999)”.
Një delegacion i Institutit të Historisë, i udhëhequr nga drejtoresha Prof. Dr. Teuta Shala Peli, së bashku me Prof. Dr. Fatmir Arifi dhe znj. Ardiana Bajrami, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Ata u pritën nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili shprehu gatishmërinë për mbështetjen e plotë të konferencës.
Në vijim, në Fakultetin e Shkencave Sociale u mbajt një takim pune mes përfaqësuesve të institutit dhe stafit akademik të universitetit. U diskutuan temat kryesore, kriteret organizative dhe drejtimet shkencore të konferencës, me fokus në trajtimin e periudhës historike 1980–1999.
Konferenca do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe pritet të mbledhë studiues dhe ekspertë nga të gjitha trevat shqiptare, me synim dokumentimin dhe analizimin e kujtesës historike kombëtare.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]