GEG.FM
Po lidhet…

Festivali ndërkombëtar Rising Stars rikthehet në Gjilan nga 25 deri më 29 qershor.
Gjilani do të bëhet sërish qendër e talentit dhe muzikës ndërkombëtare, pasi nga 25 deri më 29 qershor do të mbahet edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar “Rising Stars”, një ngjarje që prej vitesh mbledh në një skenë artistë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Festivali organizohet nga Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” dhe synon promovimin e talenteve të reja, shkëmbimin kulturor dhe forcimin e lidhjeve përmes muzikës dhe artit.
Gjatë pesë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performanca të artistëve të rinj të moshave të ndryshme nga Kosova, vendet e rajonit dhe shumë shtete të botës, të cilët do të prezantojnë talentin e tyre në një atmosferë festive dhe konkurruese. Për organizatorët, “Rising Stars” mbetet një platformë e rëndësishme ku talentet e reja jo vetëm garojnë, por edhe krijojnë miqësi dhe përvoja që i shoqërojnë në rrugëtimin e tyre artistik.
Kulmi i festivalit do të jetë nata finale, e cila pritet të sjellë emocionet më të mëdha të këtij edicioni. Në skenë do të ngjiten artistët më të përzgjedhur nga 15 shtete të Evropës, duke ofruar një program të veçantë artistik para publikut dhe jurisë.
Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe performancave finale, do të organizohet edhe një darkë festive, duke shënuar mbylljen e një tjetër edicioni që vazhdon ta vendosë Gjilanin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës.
Redaksia Geg FM Radio24 qershor 2026

Komuna e Kamenicës fton qytetarët të marrin pjesë në konkursin "Kamenica ndër vite", me çmime deri në 500 euro për fotografitë dhe videot më të mira.

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve natyrore më të njohura dhe më të vizituara në Kosovë.